Top News/ 1 mijë viktima në ditë, apo 42 në orë/ Varianti Delta bën kërdin në disa zona të SHBA

preview_player
Показать описание
Shifrat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara tregojnë një përshkallëzim të situatës pandemike, ndërsa varianti Delta vijon të pushtojë zonat me nivel të ulët të vaksinimit. Në disa raste janë shënuar më shumë se 1 mijë viktima në një ditë, apo 42 të vdekur në orë. Vdekjet nga koronavirusi janë rritur gjatë muajit të fundit, duke arritur në një mesatare prej 769 jetësh të humbura në ditë, më e larta që prej mesit të prillit. Administrata e presidentit Joe Biden konfirmoi se planifikon të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në avionë, trena, autobusë, aeroporte dhe stacione treni deri në mesin e janarit. Çikago rikthen maskën me detyrim në të gjitha ambientet e mbyllura. Autoritetet po përshpejtojnë ritmin e vaksinimit përballë kërcënimit në rritje, dhe nga mesi i shtatorit mendojnë të nisin aplikimin e dozës përforcuese të vaksinës tek popullsia më e rrezikuar. Ndërsa qeveritë dhe bizneset ofruan fillimisht para apo shpërblime për ata që do të vaksinoheshin, rritja e rasteve ka detyruar disa kompani dhe shtete të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për qytetarët nëse duan të mbajnë vendin e punës e të mos përballen me testime rutinë. Por pavarësisht kësaj, shtrimet në spital janë rritur me 70 për qind gjatë 2 javëve të fundit, ndërsa vihet re trendi i pacientëve të rinj në moshë. Fatkeqësisht edhe fëmijët nuk po i shpëtojnë variantit Delta dhe 1838 të tillë regjistrohen si të hospitalizuar rreth Amerikës. Edhe guvernatori i Teksasit, Greg Abott, është prekur nga koronavirusi, por nuk ka shfaqur ende simptoma.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Delta#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po rrejn se ketu jetoj une ne USA mos u besoni.

arberkrasniqi