Top News-Pak testime, shumë viktima/Në 24 orë, 7 jetë të humbura nga Covid 19

preview_player
Показать описание
Numri I rasteve të reja nga Covid 19 ka pësuar një ulje të ndjeshme këtë të hënë, krahasuar me një ditë më parw. Ndërsa numri i viktimave vijon të mbetet i lartë. Ministria e Shëndetëisissë bëri me dije se janë regjistraur 197 raste nga 1 mijë e 930 testime. Nga njoftimi zyrtarë i ministrisë po ashtu bëhet me dije se janë shënaur 7 viktima, duke e cuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2 mijë e 931 që orej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Viktimat janë një 61 vjecar nga Elbasani, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një 74 vjecare nga Elbasani, një 83 vjecare nga Pogradeci dhe një 86 vjecar nga Berati. Po gjatë këtij harku kohorë jaë shëruar 229 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Pandemi#Testime#TopChannel
Рекомендации по теме