Top News - Përplasen trenat e pasagjerëve/ 30 viktima dhe 60 të plagosur në Pakistan

preview_player
Показать описание
Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave në zonën jugore të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Gul Hassan, zyrtar për hekurudha në qytetin e Karaçit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se hetimet kanë nisur për të kuptuar se si ka ndodhur ky rast.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta dhe dhjetëra prej tyre besohet se janë në gjendje kritike. Ekipet e shpëtimit kanë bërë thirrje për pajisje speciale për të arritur te personat që kanë mbetur nën trena. “Zona është larg dhe për ketë arsye jemi duke u përballur me vështirësi në procesin e shpëtimit”, ka thënë një zyrtar për hekurudha, duke thënë se të paktën gjashtë vagonë janë shkatërruar. Kryeministri Imran Khan ka thënë se është i “shokuar” nga aksidenti, dhe ka premtuar hetim të plotë. Pakistani është përballur me një numër aksidentesh të tilla në vitet e fundit. Qytetarët e këtij vendi udhëtojnë shumë shpesh me trena. Vagonët janë shpesh të mbingarkuar dhe shumë prej trenave nuk kanë kushte të mira.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Pakistan#Train#TopChannel
Рекомендации по теме