Top News - 2 mijë viktima në Haiti / Rëndohet bilanci i tërmetit, stuhia rëndon situatën

preview_player
Показать описание
Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i personave të vdekur nga tërmeti i fundjavës ka arritur në gati 2,000. Ndërkohë një stuhi tropikale ka goditur këtë shtet në Karaibe, duke penguar përpjekjet për kërkim-shpëtim. Sipas autoriteteve, numri i viktimave është rritur për më shumë se 500 në 1,941 më 17 gusht. Më shumë se 9,900 persona është thënë se janë të plagosur.
“Situata është shumë e vështirë. Popullata është duke u përballur me një mori të nevojave urgjente humanitare”, ka thënë kryeministri i Haitit, Ariel Henry, përmes një postimi në Tëitter. Qeveria ka falënderuar partnerët kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim. Si pasojë e tërmetit është thënë se 60,000 shtëpi janë shkatërruar, ashtu sikuse shumë ndërtesa publike.
Shumë persona besohet se ende janë nën rrënoja prej 14 gushtit, kur ka ndodhur tërmeti. Dy katastrofat natyrore kanë goditur këtë shtet kur Haiti është duke u përballur me vrasjen e presidentit Jovenel Moise më 7 korrik. Pandemia e koronavirusit është një tjetër sfidë për këtë shtet.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Haiti#Earthquake#TopChannel
Рекомендации по теме