Top News - A është kjo makina më e bukur në botë!/Kompania kineze lë pa fjalë qytetarët në Milano

preview_player
Показать описание
Kompania ‘Guangzhou Automobile Group’, një nga prodhuesit më të njohur të automobilave në Kinë, sapo ka hapur qendrën e parë të projektimit në Evropë, në Milano. Me rastin e këtij inaugurimi, firma kineze ka prezantuar dhe konceptin spektakolar GAC Barchetta.
Pa çati, dyer apo xhama, e parë nga lart, kjo makinë elektrike thellësisht aerodinamike pothuajse duket si një maus kompjuteri. Trupi nuk është fibër karboni, siç mund të mendoni, por alumini, një material që kompania kineze e konsideron më të përjetshëm dhe më të thjeshtë për të punuar.
Pas rrotave të përparme shpalosen kamerat e vogla që veprojnë si pasqyra, hiqet paneli i sipërm qendror, i cili ekspozon ndarjen e pasagjerëve. Vetë kompania thekson se struktura e modelit është projektuar rreth tre seksioneve të ndryshme.
E para lidhet me shasinë, e cila është e sheshtë dhe përmban bateri elektrike shumë kompakte që, sipas firmës, do të përsërisnin konceptin e një telefoni celular, por në një shkallë të gjerë. E dyta është struktura e ndërtuar tërësisht nga alumini, një material shumë i lehtë.
Dhe e treta, një brendësi minimaliste me një timon me një sistem drejtues kabllor dhe sedilje të ricikluara, struktura e të cilave peshon vetëm tre kilogramë.

Photo Source: Gac
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Makina#Milano
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ca esht kjo makine apo fshese korendi 😂😂😂🤣🤙🍆

errrernnn