Top News - ‘Putin është zënë mat’ / Tanket ruse nuk hyjnë dot në Kiev, ngecin në jug

preview_player
Показать описание
Anijet luftarake ruse bombarduan objektiva në afërsi të qytetit Odesa së fundmi, ndoshta si pjesë taktike në përgatitje të një sulmi ndaj qytetit port. Por disa strategë ushtarakë thonë se forcat ruse po mbajnë me vështirësi territoret që kanë kapur dhe kanë pësuar goditje serioze në përleshje të ashpra gjetkë, çfarë ka gjasa të vonojë një sulm mbi vetë qytetin e Odesës. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë, në njoftimet e saj të përditshëm mbi zhvillimet e betejës, tha se forcat ruse po përpiqen të kapërcejnë sfidat që paraqet terreni i Ukrainës dhe se njësitë ruse po ngurrojnë të dalin jashtë rrugëve automobilistike për të vepruar. Britania thotë se forcat ukrainase kanë hedhur në erë ura duke penguar avacimin rus. Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak shkroi në Tëitter se një seri kundërsulmesh në “disa zona operacionale” kishin ndryshuar “avantazhet e palëve ndërluftuese”. Oleksiy Arestovych, një ndihmës tjetër i Zelenskyt, tha se kundërsulmet ukrainase në shkallë të vogël nënkuptojnë se forcat ruse nuk kanë arritur të spastrojnë “vatrat kryesore” rreth Kievit dhe kanë pak shanse që ta bëjnë, pasi “Rusisë po i mbarojnë burimet e saj". Moska thotë se vetëm 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 janë plagosur, shifra të datës 2 mars që nuk janë përditësuar më pas. Zyrtarë perëndimorë të mbrojtjes kanë vlerësime më të ulëta se ato të ofruara nga Ukraina lidhur me numrin e ushtarëve të vrarë rus. Ata përllogarisin se mund të jenë vrarë rreth 6,000 rusë, shifër e ngjashme me personelin ushtarak amerikan të vrarë në Afganistan dhe Irak gjatë dy dekada luftërash. Vëzhgues dhe strategë të pavarur ushtarakë pajtohen me vlerësimin e Britanisë, duke thënë se forcat ukrainase me armatime dhe personel më të vogël ia kanë dalë që të pengojnë forcën pushtuese ruse, kryesisht në veri dhe lindje të Ukrainës. “Putini është zënë mat, forcat e tij të blinduara nuk mund të futen në Kiev pa pësuar disfata të mëdha, dhe jashtë Kievit nuk mund t’u shpëtojnë sulmeve me dronë dhe raketa anti-tank”, shkroi në Tëitter Edëard Luttëak, një strateg ushtarak amerikan i njohur.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kiev#Tanket#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Forca trima 💥 zoti mos i ndihmofte ruset !

frangekola
Автор

drejtsia mbi ju populli i ukraines zoti ju ndihmofte veq perpRa

avdidemaj
Автор

Po po e sakte po boll se lat nam ore sa genjeni ju te perdhenoni me gjenjestra

dorianhasani