Top News/ Muaji më i përgjakshëm për Rusinë / Mbi 1200 trupa të humbura çdo ditë në Ukrainë

preview_player
Показать описание
Ushtria e Vladimir Putinit ka parë muajin më vdekjeprurës të luftimeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve pa eksperiencë si mish për top në fushëbetejë, ka bërë që mesatarisht 1270 trupa të vrarë të regjistroheshin cdo ditë, gjatë shtatorit, sipas inteligjencës britanike. Mbi 661,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, thonë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Shtatori është muaji më vdekjeprurës deri më tani për Rusinë, me numrin mesatar të viktimave që rritet në 1271 trupa të vrarë ose të plagosur rëndë në ditë, transmeton Telegrafi. Shtatori shënon gjithashtu muajin e pestë radhazi që humbjet ruse shënuan mesatarisht mbi 1000 vdekje ditore, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Muaji i mëparshëm më i përgjakshëm ishte maji, kur shifra më e lartë ditore e trupave të humbur ishte 1262. Ky vit do të jetë gjithashtu viti më shkatërrimtar për Putinin për sa i takon shifrave. Rusia kishte mesatarisht rreth 172 dhe 559 viktima në ditë në vitin 2022, me shkallën maksimale që arriti në 967 vitin e kaluar, thotë Ministria britanike e Mbrojtjes.
Analistët besojnë se shkak për rritjen e humbjeve në luftë është vendimi i kremlinit për të dërguar sa më shumë trupa që të jetë e mundur në zonat aktive, për të tejkaluar në masë të madhe ushtrinë e Ukrainës. Rusia është akuzuar shpesh për sulme në të cilët dërgon si mish për top trupa të shumta për të sulmuar pozicionet ukrainase.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Lufta#Rusia
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Se ku i gjeni keto lajme vetem ju e dini

albyal
Автор

Eshte e thjeshte, te mos shkojne ne lufte .

iglirevania
Автор

Ju ja u kontrollon njeri lajmet hajde propagand hajde jeni bajat komplet

mikelcela
Автор

1200 trupa cdo dit mbi 600 mij thon po' t kishte humbur AQ do kishte pas grusht shteti

.a