Top News/ ‘Në tehun e thikës...’ / Lindja e Mesme, vetëm një gabim larg luftës

preview_player
Показать описание
Lindja e Mesme është vetëm një "gjykim të gabuar" larg një lufte gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Iranit, ka paralajmëruar shefi i CIA-s, Ëilliam Burns. Tensionet në rajon janë rritur në javët e fundit - me Izraelin që zgjeroi së fundmi sulmin e tij tokësor në Liban. Shefi i CIA-s, tha se rajoni mund të jetë në prag të një përshkallëzimi dramatik pasi përplasjet mund të përhapen në të gjithë Lindjen e Mesme. Ai tha se ndërsa komuniteti i inteligjencës amerikane beson se as Izraeli dhe as Irani nuk duan "konflikt të gjithanshëm", ekziston një rrezik i madh i një llogaritjeje të gabuar. "Ne përballemi me rrezikun shumë real të një përshkallëzimi të mëtejshëm rajonal të konfliktit", tha Burns. Ai shtoi se Izraeli po "peshon me shumë kujdes" mënyrën se si do t'i përgjigjet breshërisë së paprecedentë të raketave që irani lëshoi mbi të, javën e kaluar, por paralajmëroi se "gjykimet e gabuara" mund të çojnë në një spirale përshkallëzuese. "Lindja e Mesme është një vend ku gjëra të komplikuara ndodhin gjatë gjithë kohës," tha Burns. Tensionet midis Iranit dhe Izraelit janë ngritur në qiell javët e fundit. I tronditur nga vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe pushtimi i Izraelit në Liban, Irani lëshoi 181 raketa drejt Izraelit të martën e kaluar. Por Kupola e Hekurt e Izraelit arriti të pengonte pjesën dërrmuese të raketave, duke minimizuar dëmet në maksimum. Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, paralajmëroi se shteti terrorist kishte bërë një gabim të madh dhe se do të paguante cmim të kripur për këtë. Që atëherë, rajoni por edhe bota, është me frymën pezull, në pritje të asaj që do të ndodhë, ndërkohë që shumëkush beson se përshkallëzimi është i pashmangshëm

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Lufta#LindjaMesme
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Albania Kosova suport Turkia Iran. And. Ballkan open. War. Albania. Kosova. With. Nato

HyrijeHaliti