Top News - Kush është ‘cari’ këtu...? / Putin i turpëruar, Erdogan e lë 48 sekonda në pritje

preview_player
Показать описание
Vladimir Putin nuk duhet të jetë ndjerë aspak mirë pasi u la në pritje nga lideri turk, Recep Tayip Erdogan para kamerave të televizioneve, gjatë takimit të tyre në Iran. Lideri rus, po zhvillonte bisedime ballë për ballë me aleatët e tij në teheran të martën, për të parën herë që kur urdhëroi pushtimin e ukrainës në shkurt. Por, ai u la në pritje për 48 sekonda përballë shtypit botëror, ndërsa Erdogan nuk mbërriti në kohë për seancën e fotove të shtrëngimit të duarve. Dhe dukshëm, shefi i kremlinit ishte nervoz.
Kritikët e Putinit thanë se ai mbeti i poshtëruar dhe fyer nga ajo që ata e shohin si një sfidë ndërsa të tjerë thonë se ngjarja tregon se sa shumë ka rënë ai që nga fillimi i luftës. E kjo ndodh pasi vetë Putini e la Erdoganin të priste për rreth 2 minuta para kamerave të televizioneve para një takimi në 2020-ën.
Anton Gerashcenko, këshilltar i lartë i ministrisë të jashtme Ukrainase, tha: “Erdogan e bëri putinin të priste në teheran. I gjithë spektri i emocioneve të fyhrerit të poshtëruar dhe të fyer mund të shihej në fytyrën e tij. Bunkeri është në fakt
vendi më i mirë për të qëndruar me një fytyrë të tillë”, shkruante ai. Ndërsa Joyce Karam, një korrespondent i të përditshmes së emirateve të bashkuara arabe The National, shkruante: Ato 50 sekonda që Erdogan e bëri Putinin të priste, me një pamje dukshëm të trazuar para kamerave, tregojnë shumë se sa ka ndryshuar ai pas Ukrainës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Erdogan#Putin#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Cara jo pore kta jan berlloga e derra te dyte

kapllantahiraj
Автор

Erdogan duhet edhe katër herë ta befasoj(nervozoj) Putinin për t‘ja kthyer hakun sepse Erdogan ka oritur dy minuta kurse Putin ka oritur 48 sekonda

ukshinkomani
Автор

Jane moshe e thyer, dhe vuajne nga prostate. Pse u bejne pershtypje keto vonesat? A u takuan? A ishin te gjithe bashke gjate samitit, dhe a jane takuar dhe a kane biseduar edhe privatisht pa gazetare dhe larg kamerave? Aty eshte nje konference e shkurter shtypi, just for a break news, dhe si gjithmone, thuhen vetem ato qe duhet te dije shtypi. Kaq

alfredhaxhiaj
Автор

Those who are against Russia will pay the highest price.

vladimirputin
Автор

Ne presim neper rradhe nga 1 or per ne spital ju ankoheni se ka prit 48 sekonta. Lajm kot

famgfunnyclips
Автор

ZOTI PUTIN DHE NE QENDRIM DUKET QE ESHTE I DREJTE,

smileatpredator
Автор

BS propaganda, Putin po i ben reshtore tere botes keta skuthat po na mbushin mendjen.

korca