Top News - Erdogan mund të nisë një luftë!/ Si po përgatitet Turqia për zgjedhjet e 2023

preview_player
Показать описание
Turqia ka nisur tanimë të përgatitet për zgjedhjet e kwtij viti, por sipas mediave perëndimore, shanset e presidentit Recep Tayip Erdogan nuk janë në favor të tij.
Ai tashmë ka nisur tanimë fushatën politike duke rritur pagën e qytetarëve dhe duke hequr moshën e pensionit. Ai gjithashtu duket se është gati, sipas revistës europiane Politico, të tërheqë vendin në një luftë krejtësisht të panevojshme, me synimin për të mbledhur një pjesë të madhe të popullsisë nën drejtimin e tij.
Është më se e qartë se Tajip Erdogan kërkon të rizgjedhet edhe një here dhe po përgatitet për zgjedhjet që ndoshta do të zhvillohen në qershor.
Por sipas sondazheve, Erdogani po përballet me probleme politike, pas ndryshimit të kushtetutës, pasi partia e tij AKP ka vetëm 30% mbështetje.
Truku që Erdogan do të përdorë për të fituar edhe një herë zgjedhjet është pushtimi i Sirisë. Siç dihet, opinioni publik në Turqi është mjaft nacionalist.
“Pra, një operacion i kufizuar ndërkufitar me pak viktima turke mund të pranohet nga votuesit. Erdogan do të dëshirojë të projektojë ndikimin e rivendosur të Turqisë në një botë shumëpolare ku fuqitë e mesme si SHBA dhe Rusia mund të kenë më shumë ndikim”, shkruan Politico.
Sipas gazetës, Bashkimi Evropian, për fat të keq, ka të ngjarë të jetë një spektator dhe jo një forcë për moderim ose ndryshim. BE është partneri më i madh tregtar i Turqisë, por ka humbur ndikimin në Ankara pasi procesi i pranimit të vendit në BE është "ngrirë".

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Erdogan#Turkey
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

O njerez cdo gje nkte jet Ka qen politic populli jemi asgje

tdzhh
Автор

Po se ka mesuar Rama ate si te rri ne pushtet ai pa lufte ? Hajde hajde

onufrionufri
Автор

O risi pensionet e o t'i uli prap

MUFASA
Автор

Mo qani hallin e putinit se e ka te siguruar pushtetin deri sa te jete gjalle pa asnji dyshim

nevruskorreshi