Top News - Erdogan do zgjedhje të parakohshme!/ Turqia, votime në të njëjtën ditë me Shqipërinë!

preview_player
Показать описание
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan mund të shpallë zgjedhje të parakoshme parlamentare më 14 maj, në të njëjtën ditë me votimet lokale në vendit tonë.

Sipas mediave ndërkombëtare, presidenti po përgatitet për votime të parakohshme, të cilat normalisht do të mbaheshin më 18 qershor 2023.

Erdogan dëshiron që zgjedhjet të mos mbahen në këtë datë dhe po përgatit opinionin publik turk për të votuar partinë e tij.

Duke qënë se provimet për pranimet në universitetet turke që do të mbahen në datat 17-18 qershor dhe duke qënë se festa e Bajramit bie më 29 qershor, presidenti Erdogan nuk dëshiron që zgjedhjet të mbahen këtë muaj.

Ai kërkon po ashtu të anashkalojë pengesën ligjore sepse presidenti nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë nëse nuk kandidon në zgjedhje të parakohshme.
Data më e mundshme duket të jetë 14 maji, e njëjëta ditë kur do të mbahen edhe zgjedhjet në Shqipëri.

Kjo është edhe arsyeja pse Erdogan po përshkallëzon provokimet kundër Greqisë dhe ka nisur sulmet ajrore në Siri.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Erdogan#TopChannel
Рекомендации по теме