Top News - ‘Një i tretë’ mes Erdogan dhe Putin...Lideri turk zemëron Kremlinin, ‘prishet’ miqësia

preview_player
Показать описание
Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin e kanë shpalosur shpesh, me krenari, marrëdhënien e ngushtë të tyre. Por tani, duket se gjërat po ndryshojnë. Mes tyre është futur një i tretë; volodimir zelenski. Vizita e këtij të fundit në turqi, e tregoi këtë. Zelenski u kthye në Kiev bashkë me komandantët e Azovstalit, që u liruan nga Rusia me kusht që të qëndronin në Turqi, ndërkohë që mori nga erdogan edhe mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Në fakt, deri më tani lëvizjet kanë qenë simbolike, por të mjaftueshme për të krijuar tensione në marrëdhëniet e liderit turk me Vladimir putinin.
Në të vërtetë, mbështetja e Erdoganit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, është thjeshtë skenike pasi SHBA dhe aleanca e ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhë deri pas luftës. I fortë si sinjal ishte lirimi i pesë komandantëve të Batalionit Azov, që nga kremlini nuk u prit aspak mirë.
Ndërkohë, erdogan ka ndezur edhe dritën jeshile për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e dronëve luftarakë turq në Ukrainë. Dhe kjo nuk mund të kapërdihet lehtë nga Moska. Në anën tjetër, ankaraja ka lënë të kuptohet se nëse rusia nuk rinovon marrëveshjen e grurit ukrainas në detin e zi, ajo do të bëhej garante duke dërguar anije luftarake turke për të shoqëruar ngarkesat. E ky është një skenar ekstrem, pasi Turqia është anëtare e NATO-s dhe rusia nuk do të lejonte luftanije turke të kalojnë brigjet. Ndoshta ky është vetëm një mjet presioni ndaj moskës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Erdpgan#Putin
Рекомендации по теме