Top News - Erdogan takon sërish Putinin / ’Lufta s’mund të përfundojë duke injoruar Rusinë’

preview_player
Показать описание
Një ndihmës i lartë i presidentit Turk, Recep Tayip Erdogan tha të premten se komuniteti ndërkombëtar nuk mund ti japë fund luftës në Ukrainë duke injoruar Moskën, ndërsa vetë Erdogan ka udhëtuar drejt rusisë për të takuar homologun e tij Vladimir Putin. Takimi, që vjen më pak se tre javë pas atij të teheranit, ndodh po ashtu pasi turqia ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje për rifillimin e eksportit të grurit ukrainas nga portet në detin e zi, që ishin bllokuar nga Rusia. Shefi i komunikimeve në presidencën turke, Fahretin Altun, tha se marrëveshja erdhi si pasojë e përpjekjeve të Turqisë anëtare të NATO-s dhe diplomacisë direkte mes dy liderëve ndërsa ai kritikoi rolin e luajtur nga vende të tjera. ‘E vërteta është se disa nga miqtë tanë nuk duan që lufta të përfundojë. Ata po derdhin thjeshtë lotë krokodili”, tha Altun për agjencinë e lajmeve Reuters duke nënvizuar se disa po përpiqen në mënyrë aktive të minojnë përpjekjet e turqisë, por pa specifikuar se kush janë ata. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund ti jap fund luftës në ukrainë duke injoruar rusinë. Diplomacia dhe paqja duhet të triumfojnë”, tha ai. Erdogan takohet me Putinin në orët e pasdites dhe më pas do të ketë edhe një takim mes delegacioneve të të dyja vendeve. Turqia ka marrëdhënie relativisht të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. Por ndërsa ajo ka kritikuar pushtimin dhe ka furnizuar ukrainën me armë, është shkëputur nga aleatët perëndimorë duke mos i vendosur sanksione rusisë.
“Ne po përpiqemi të shfrytëzojmë marrëdhëniet tona me rusinë dhe ukrainën që të punojmë drejt një zgjidhjeje të pranueshme nga të dyja palët”, tha Altun. Ndërsa ankaraja ka bashkëpunim të ngushtë me rusinë për sa i takon furnizimeve me energji, ka edhe konkurencë ushtarake mes tyre në siri, libi dhe azerbajxhan. Bisedimet e të premtes mes Erdogan dhe Putin me gjasë do të ndalen edhe tek kërcënimi turk për operacione të reja ushtarake në siri.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Erdogan#Turkey#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Historis persireritet kshtu ndau tokat shqiptare turku me rusin

aq
Автор

Rusia pse mos te injorohet beri sulm dhe luft te panevojshme

frangjeka
Автор

Rusia nuk terhiqet te pakten pa mor naj cop te ukraines esht e sigurt ajo gje

michelevicardi
Автор

Ata qe s duan te mbaroje lufta dihen se cilet jane.
Doni emra ???

ahmedelbasan