Top News - Ekspertët japin arsyet/ Pse janë kaq të shtrenjta apartamentet në Tiranë

preview_player
Показать описание
Çmimi për blerjen e një apartamentin në Tiranë sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë është më i shtrenjtë se sa në Athinë ndërsa nga vendet e rajonit, vetëm Beogradi ka çmimin më të lartë.

Sipas ekspertwve tw pronave të paluajtshme, çmimi i lartë vjen për disa arsye duke renditur si faktor kryesor rritjen e materialeve të ndërtimit, taksat dhe cilësinë me të cilën kryhen punimet për ndërtimet e reja, duke shtuar se edhe cilësia e ndërtimit është rritur dhe shumica e personave që duan të blejnë apartamente kërkojnë cilësi të lartë.

E nw fakt sipas statistikave çmimi për blerjen e një apartamenti në Tiranë nuk bazohet në realitetin ekonomik të vendit, kjo situate theksojnw ekspertwt lidhet edhe me paratë e pista që hyjnë në vendin tonë.

Në këtë aspekt sipas ekspertwve tw ekonomisw, bankat nuk po luajnë rolin e rëndësishëm për të kontrolluar burimin e parave që hyjnë në vend, por shumë nga blerjet e apartamenteve blihen me para cash duke shmangur transaksionet bankare.

Ndonëse 88% e shqiptarëve sipas një sondazhi të Bankës së Shqipërisë se nuk blejnë dot një apartament, kur shumë familje të reja e kanë të vështirë për të plotësuar këtë nevojë, pwrjashto ata qw ndihmohen nga prindërit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Çmimet#Apartamentet#TopChannel
Рекомендации по теме