Top News-A preken paratë nga sulmet kibernetike!/Ekspertët japin garanci, bankat janë më të sigurta

preview_player
Показать описание
Sa siguri kanë bankat, në një kohë kur vendi ynë ndodhet në rrezik kombëtar, për shkak të sukmeve kibernetike të kohëve të fundit. Pikërisht për këtë temë u fol këtë të premte në emisionin Zona Zero në Top Neës.

Në një lidhje në Skype ishte rektori I Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici. I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu se nëse sistemet bankare janë apo jo të rrezikuara nga sulmet kibernetike, Civici dha këtë përgjigje.

“ka vend për panik për shqetësime për humbjen e parave, por edhe një sulm ndaj sistemit bankar në rastin më ekstrem do ishte një bllokim për disa orë, nuk ka vend për shqetësim pasi sistemi bankar ka masa mbrojtëse të avancuara. Situata nuk do agravohet, bankat janë ndër më të mirëndërtuarat, të mirëstrukturuarat. Edhe në situata shumë të vështira, sektori bankar ka qenë më i rregulluar dhe më stabël.”

Nga ana tjetër, inxhinieri kompjuterik, Erion Demiri I cili ishte në studio, u shpreh se mund të ketë bllokime për disa momente, por nuk preken të dhënat e klientëve.

“Erion Demiri, inxhinier kompjuterik: Bankat janë më të sigurta se sa sistemet e tjera, mund të ketë bllokime për disa momente, do ketë vonesa, do i duhet një farë kohe e shkurtër për të rimarrë veten. Pra këto sulme prekin vetëm sistemin nga jashtë, por nuk futen dot në të dhënat e klientëve të bankës, sepse sistemi i mbrojtjes është i avancuar” .

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#ZonaZero#AdrianCivici#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Cili shqiptar mund të ketë besim tek kjo administratë, t e k kjo qeveri apo tek ky kryeministër ?.

refaildhandili