Top News - I burgosuri arratiset nga burgu/ ...Për ekspertët, është vepër e Banksy-t

preview_player
Показать описание
Banski mund të ketë goditur sërish. Një murale që mban shenjat dalluese të artistit, është shfaqur në murin e burgut të Readingut, në angli, gjatë natës. Imazhi, që sipas ekspertëve mund ti atribuohet Banskyt, tregon një të burgosur që arratiset me një litar të bërë me carcafë, të lidhur në një makinë shkrimi.

Për mediat britanike, bëhet fjalë për një nderim të qartë për shkrimtarin e madh Oscar Ëilde, që u burgos për shkak të një marrëdhënieje homoseksuale pikërisht në atë burg, mes viteve 1895 dhe 1897. Eksperienca pas hekurave është përjetësuar nga shkrimtari në një poezi që reflektonte ashpërsinë e sistemit penitenciar viktorian.

Burgu është i braktisur nga 2013 dhe është nxjerrë në shitje nga qeveria në 2019. Në një moment të parë dukej se kompleksi ishte blerë nga një grup ndërtimi për të bërë apartamente. Marrëveshja dështoi dhe bashkia e Readingut bëri përpara me ofertën për ta transformuar në një qendër artistike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Banksy#TopChannel
Рекомендации по теме