Top News - Omicron gjunjëzon Gjermaninë / Ekspertët rekomandojnë kufizimin e kontakteve

preview_player
Показать описание
Varianti Omikron i koronavirusit javët e muajt e ardhshëm "do ta vendosë Gjermaninë përballë sfidash të mëdha", thuhet në një deklarim të këshillit të ekspertëve. Më tej rekomandohet: "Vala Omikron prek një popullsi, që për gati dy vjet pandemi dhe luftë ndaj saj tashmë është lodhur ndaj janë bërë evidente dita ditës edhe tensionet masive." Për këtë arsye "është e nevojshme të veprohet" qysh në ditët e ardhëshme. "Masat efikase në mbarë federatën për të mbajtur nën kontroll zhvillimet me infeksionet duhet të përgatiten, të planifikohen mirë dhe të komunikohen mirë për kufizimin e kontakteve", rekomandojnë ekspertët në një prononcim të parë të tyre. Thelbësore është që të ketë një strategji të detajuar komunikimi me shpjegime të arsyeshme për situatën e re të rrezikut dhe masat që vijnë si pasojë e saj. Vala Omikron në këtë gjendje me dinamikë të lartë mund të përballohet vetëm me veprim të vendosur dhe me efekt të qendrueshëm.
Në valën e katërt e deri tani më të fuqishmen pas gati dy vjetësh pandemi i gjithë sistemi shëndetësor gjerman aktualisht po punon nën presion të lartë.
"Krahas vendimeve të domosdoshme politike popullsisë duhet t'i bëhet thirrje intensivisht për të kontrolluar rinfeksionin", këshillojnë ekspertët. "Ndër të tjera duhet të evitohen grumbullimet e mëdha, të mbahet maska FFP2, veçanërisht në mjedise të mbyllura, si dhe të bëhen testime të shpejta në rast grumbullimi njerëzish përpara dhe gjatë ditëve të festave." Masat që janë në fuqi aktualisht duhet "të respektohen më me rigorozitet". "Paralelisht duhet të intensifikohet fushata e vaksinimit. Rifreskimi i vaksinimit edhe pas dozës së dytë duhet të vazhdojë sa të jetë e mundur dhe të përshpejtohet. "Modelimet kombëtare dhe ndërkombëtare të dinamikës së infeksionit dhe një rritje e mundshme e incidencës po tregojnë një "cilësi të re të pandemisë", thuhet në deklarimin e këshillit të ekspertëve.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Gjermania#Pandemia#TopChannel
Рекомендации по теме