Tv Klan - Alibeaj: PD në sulm nga Rama, Berisha e Meta |Lajme-News

preview_player
Показать описание
Në 14 Maj tha se Partia Demokratike të cilën drejton si kryetar i komanduar vjen pas një procesi të dhimbshëm që vijon të kalojë për shkak të sulmeve nga trinomi i politikës 30-vjeçare.

“PD është në sulm nga pushteti, qeveria Rama dhe të pamoralshëm nga ish-lideri ynë dhe Ilir Meta ndodhi që në 33 vite treshja drejtuese e shtetit shqiptar në 33 vite tre veta kanë qenë. Rama, Berisha, Meta datojnë nga ‘90, Sali Berisha e Meta hynë në politikë në ‘90 e janë ende. S’di lider në Europë sot që të jenë ende, kanë ikur Kryeministra në Gjermani, Itali, Francë e kudo. Rama ka në pushtet pa lëvizur nga ‘98, ka bërë pushim vetëm 1 vit e gjysmë”.

Nga Finiqi ku prezantoi kandidatin që garon për këtë bashki Leonidha Papa, Alibeaj tha se shqiptarët duhet të zgjedhin në 14 Maj alternativën e zhvillimit dhe të distancohen nga korrupsioni politik.

“Kjo treshe që ka qenë lart e ka mbyllur sistemin, i detyroi shqiptarët ose të votojnë njërin ose tjetrin, pa alternativë. Ndaj ne bëmë ndarjen e dhimbshme për të ofruar një tjetër alternativë jashtë korrupsionit”.

Pazar për interesa personale e cilësoi koalicionin Berisha-Meta, teksa ftoi nga Delvina demokratët ta refuzojnë në 14 Maj me votën e tyre.

“Kush i thotë vetes demokrat ka cipë. Berisha lë demokratët që e bënë dy herë President dhe Kryeministër, i futet në sqetullën e Metës dhe ka shkaktuar prej një viti e gjysmë mori kazmën në 8 Janar erdhi për të bërë gjakderdhje”.

Alibeaj tha se ka një mision për ringritjen e Partisë Demokratike.

“Sali Berisha sot synon që ta kthejë PD në një repart sulmi ndaj amerikanëve. Kjo është e papranueshme me çfarëdo lloj kostoje”.

Betejen e 14 Majit  si kryetar i komanduar i PD-së tha se e ka me të majtë e të djathtë që janë rreshtuar në mbrojtje te korriupsionit politik dhe ekonomik në vend.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме