Klan News- Premtimi i pambajtur i kryemistres Giorgia Meloni

preview_player
Показать описание
U zotua se do të luftonte emigracionin e paligjshëm, por duket se ky premtim nuk po mbahet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Sipas statistikave zyrtare, që prej ardhjes në pushtet të Melonit, ardhja e emigrantëve në Itali është rritur me më shumë se 50%. Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Matteo Piatendosi foli për një televizion vendas duke pretenduar se “kurba e rritjes së mbërritjeve me anije ka rënë” në dy muajt e parë të qeverisë në pushtet.

Por statistikat e publikuara nga Ministria e Brendshme tregojnë se ardhjet e emigrantëve me anije kanë qenë dukshëm më të larta që kur Meloni mori detyrën në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por rritja e mbërritjeve të emigrantëve ka qenë më dramatike gjatë ditëve të para të janarit të këtij viti. Deri më tani kanë zbarkuar 3709 emigrantë, ndërkohë që e njëjta periudhë gjatë vitit të kaluar ka qenë 378,duke shënuar një rritje prej 881%.

Një nga premtimet kryesore dhe më të diskutueshme të Melonit me ardhjen në pushtet ishte vendosja e një “bllokade detare” në Mesdhe, për të ndaluar fluksin e emigrantëve që mbërrijnë në Itali.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме