Klan News - 27 deputetë njohin Gazmend Bardhin si kryetar i grupit parlamentar të PD

preview_player
Показать описание
Për t’i dhënë fund debateve se kush është kryetari i grupit parlamentari PD, Gazment Bardhi apo Flutura Açka, e deleguara nga Lulzim Basha, 27 deputetë të PD i janë drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Nga 35 deputet që ka grupi parlamentar i PD, 27 prej tyre kanë firmosur dokumentin ku deklarohet se kryetar është Gazment Bardhi.

Në nisje të seancës parlamentare, demokratët i kërkuan nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj që të lexojë dokumentin e dërguar prej tyre.

Por, pavarësisht kërkesës së demokratëve, Felaj refuzoi të lexojë këtë dokument, duke thënë se nuk mund të bëhet pjesë e debateve të brendshme të PD.

“Nuk kam asnjë detyrim të lexoj asnjë lloj njoftimi për një çështje për të cilën kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim disa herë në seancë plenare.”

Një gjë e tillë ka sjell reagime të forta nga kampi opozitar. Gazment Bardhi theksoi se Ermonela Felaj është e detyruar që të lexojë njoftime që i dërgohen nga deputetët.

“Detyra juaj është të lexoni njoftimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Nuk ka asnjë replikë, nuk bëjmë në replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit.”

I ashpër ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi qëndrimin e Felajt një turp për parlamentin.

“Nuk ka seancë më të shëmtuar. Nuk ka skenë më të shëmtuar se kjo. Çfarë parlamenti është ky? A keni cipë? A keni turp? Po i shkelmoni opozitës të drejtat kushtetuese elementare.”

Duke kundërshtuar qëndrimin e nënkryetares së Kuvendit, deputeti Tritan Shehu nuk i kurseu fyerjet ndaj Lulzim Bashës.

“Disa kohë përpara kur një ‘pocaqina’ na përjashtoi ne nga grupi parlamentar, kryetarja e Kuvendit deklaroi që këtë ma ka sjellë me shkresë ai ‘pocaqiu’.”

Në dokumentin e dërguar kryetares së Kuvendit mungojnë firmat e 8 deputetëve demokrat që u përjashtuan nga grupi parlamentar i PD, me vendim të Lulzim Bashës. 27 deputetët synojnë që nëpërmjet këtij dokumenti të konfirmojnë përfundimisht Bardhin si kryetar grupi, pavarësisht se Basha që drejton PD zyrtare pretendon se shkarkoi në Kuvendin Kombëtar me 2 Shtator.

Deputetët që kanë firmosur:

1.Agron Gjekmarkaj,
2.Asllan Dogjani,
3.Bledion Nallbati,
4.Bujar Leskaj,
5.Dashnor Sula,
6.Dhurata Cupi,
7.Edi Paloka
8.Ervin Salianji
9.Ferdinand Xhaferaj 
10.Flamur Hoxha
11.Gazment Bardhi
12.Greta Bardeli
13.Helidon Bushati
14.Ina Zhupa
15.Isuf Celaj
16.Jorida Tabaku
17.Kastriot Piroli 
18Lefter Gështenja
19.Lindita Metaliaj
20.Ludovik Hasanaj
21.Qani Xhafa
22.Ramadan Likaj
23.Saimir Korreshi
24.Sorina Koti
25.Tomor Alizoti
26.Xhelal Mziu
27.Zheni Gjergji

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме