Top News – Një i vdekur dhe 4 të plagosur/ Aksident i rëndë në Fushë Krujë, mjeti del nga rruga

preview_player
Показать описание
Një aksidemnt me një të vdekur dhe katër plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fushë Krujë – Kamëz, pranë fshatit Larushk.
Nga aksidenti nuk ka mundur t’i mbijetojë më e moshuara mes udhëtarëve, 82-vjeçarja me iniciale Z.D., ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B. 41-vjeç, pasagjeri G.D. 37-vjeç, si dhe dy të mitur me inicialet A.M. dhe B.M.
Drejtuesi i mjetit me të cilin po udhëtonin 5 personat ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.
Katër të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#FushëKruje#TopChannel
Рекомендации по теме