Top News - Zbulimi britanik: 24 orë ngecje / Trupat ruse ‘një dështim’, asnjë progres domethënës

preview_player
Показать описание
“Pavarësisht aktivitetit të shtuar, forcat ruse nuk kanë bërë asnjë progres të rëndësishëm në 24 orët e shkuara ndërsa kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre”. Kështu thuhet në buletinin më të fundit të inteligjencës ushtarake në ministrinë e mbrojtjes së britanisë së madhe.

Buletini nënvizon se forcat ajrore dhe detare të Rusisë nuk kanë vëndosur nën kontroll asnjë qendër të rëndësishme për shkak të efikasitetit të mbrojtjes ajrore dhe detare të Ukrainës, cka ka reduktuar aftësinë e forcave të putinit për të shënuar progres të dukshëm. “Dhe pavarësisht pretendimeve të tyre për marrjen nën kontroll të mariupolit, luftime të rënda vazhdojnë atje cka edhe po frustron trupat ruse”.

Kjo vijon buletini i 007-tave britanike, po ngadalëson progresin e dëshiruar të rusisë në rajonin lindor të Donbasit, në ukrainë. Më herët këtë javë, rusia njoftoi një gazë të dytë të operacionit të saj të posacëm ushtarak në Ukrainë, duke thënë se tani do të fokusohej tek marrja e kontrollit të Donbasit. E kjo erdhi pasi trupat ruse u tërhoqën nga ukraina veriore pasi dështuan të merrnin qytetet e mëdha, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Britani#Kiev#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

💪💪🇺🇦❤VIVE L'UKRAINE❤🇺🇦💪💪
💪🇺🇸❤🇪🇺VIVE OTAN NATO🇪🇺❤🇺🇸💪

FZEZ