Top News- Britania, e shqetësuar për Kosovën’/‘Një konflikt tjetër në Ballkan do ishte shkatërrues!’

preview_player
Показать описание
Deputetët e Parlamentit të Britanisë kanë diskutuar të mërkurën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor me fillimin e luftës në Ukrainë. Ata kanë kritikuar Serbinë e cila nuk ka ndërmarrë sanksione ndëshkuese për Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.
Deputeti Chris Laë ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është përpjekur që përmes Serbisë të ndikojë në Kosovë. Shtoi se Putini po tenton të tregojë se suksesi i NATO-s në Kosovë dhe ndërhyrja e aleancës që i dha fund luftës në Kosovë, ka qënë i kotë.
Laë citoi kryeministrin e Kosovës, duke vënë theksin te rreziku i përhapjes së luftës në Ukrainës edhe në Ballkanin Perëndimor.
Ne duhet të kemi parasysh këto paralajmërime sepse çdo konflikt në Ballkan do të ishte shkatërrues dhe historia na ka treguar vazhdimisht këtë”, tha ai.
Deputetët bënë të qartë se askush nuk mund t’i mohojë masakrat dhe gjenocidin e ndodhur në Ballkanin Perëndimor në vitet 90’.
Kurse, ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka thënë se Britania qëndron pro integrimit euroatlantik të Kosovë
Ai ka folur për luftën në Bosnjë dhe atë në Kosovë, duke e quajtur shqetësuese situatën në Ballkanin Perëndimor pas luftës në Ukrainë. Ai theksoi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të ngrihen sërish, duke kujtuar vendosjen e avionëve e tankeve ushtarake serbe në kufi me Kosovën.
Ai shtoi se Putini ka inkurajuar ndër vite nacionalizmin serb nxitur urrejtje etnike”.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Britania#Kosova#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kto me cpo shoh une duan te fusin dhe kosoven ne valle

numri
Автор

Mos na pengoni me u armatos si duhet, dhe skemi nevoj per asken, por gjat lufte as fishek sna keni lere me ble, e as tash, pengesa me e madhe vjen nga perendimi, te dy shtetet Shqipetare me se dobti ne rajon me armatim.

agimmustafa
Автор

serbija nuk hyn ne luft me Kosov se e din qka e gjan ishte ktu dul

hajrushismajli
Автор

🇸🇦🇹🇷🇦🇱🇽🇰🇧🇦🤲🏻🌙 as mos te mendoje dikush se mundet te na prish si musliman eshte e kote☪️🤲🏻.

republikaekosoves
Автор

Ju si Top Channel, bashk me Ramën po e dëshironi një luftë në Kosovë 😆. Shihet qartatazi. Arsyeja: inati dhe xhelozia patologjike që keni ndaj Kosovës. Nuk do ju plotësohet kjo dëshirë. 😏

mentosz
Автор

O te plasi dhe nji her do ishte mire se kon nevoj pak

Endri.