Top News - Vrasja e 22-vjeçares në Tiranë/ Lirohet shoferi i kazinos-Nuk kam lidhje me ngjajren

preview_player
Показать описание
Policia e Tiranës ka lënë të lirë shoferin e kazinosë, i cili u mor në pyetje lidhur me vdekjen e 22 vjecares keniane Joy Ayoko.
Rodi Barci, 32 vjeç u la i lirë pas dia orësh që u morn ë pyetje, ndërsa deklaroi se nuk kidhte lidhje me ngjarjen dhe se mori vesh për të, më vonë.
Sipas tij, ai ishte ndarë nga 22 vjecarja dhe ditën që ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në një marrëdhenië më me të.
Ndonëse Barci deklaroi se ai nuk ishte më në një marrëdhënie me të renë, mamaja e saj tha tjetër gjë pak ditë më prë për mediat. Sipas saj, vajza kishte udhëtuar me 32-vjeçarin në Durrës dhe gjatë qëndrimit të tyre, Joyit nuk i kishin pëlqyer disa sjellje të tij.
Përvec shoferit të kazinosë, ku punonte keniania, me urdhër të gjykatës në pyetje u mor edhe shoqja e ngushtë e Joy Ayoko, Emily Mutua, e cila ka dhënë disa detaje të reja për ngjarjen, që mund të cojnë në zbarthimin e plotë të misterit për vrasjen e 22 vjecares.
Disa persona të tjerë, punonjës të kazinosë janë marrë në pyetje për ngjarjen në fjalë, si të dyshuar se mund të kenë dijeni për këtë rast.
Deri më tani askush nuk është arrestuar për vrasjen e 22 vjecares. Aoko u dhunua brutaliaht në muajin gusht të vitit 2022 nga persona që ende nuk janë identifikuar nga policia. Ajo u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonte bashkë me shoqen e saj, duke pësuar plagë të shumta në trup dhe në kokë.
22 vjecarja ndenji 6 muaj në gjendje kome dhe u kurua në spitalin e Traumës në Tiranë. Në muajin janar të këtij viti, ajo u transferua në një spital të Kenias për mjekim më të specializuar, ku dy javë më parë ndërroi jetë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Tiranë#TopChannel
Рекомендации по теме