Top News - Rusia simulon sulme ndaj vendit të NATO/SHBA kërcënon Kremlinin: Jemi në krah të aleatëve

preview_player
Показать описание
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sfiduan Rusinë të mërkurën duke ia bërë të qartë se do të mbrojnë ushtarakisnt Lituaninë nëse do të jetë e nevojshme.

Uashingtoni thotë se qëndrojnë i palëkundur krah angazhimeve të Lituanisë dhe NATO-s për ta mbrojtur shtetin baltik pasi Rusia paralajmëroi fqinjin e saj me pasoja ushtarake.

"Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s dhe qëndrojmë pranë Lituanisë," u tha gazetarëve zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price.

Lituania, një ish-republikë sovjetike, anëtare si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, ka qenë ndër vendet më të zëshme në kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Por tensionet me Rusinë u rritën pasi Lituania tha se do të kufizonte kalimin hekurudhor të mallrave që bëjnë pjesë në listën e sanksioneve nga BE-ja në Kaliningrad, një enklavë e izoluar ruse në Detin Baltik, e cila ndodhet midis Lituanisë dhe Polonisë.

Ky rajon ka flotën më të madhe detare të Moskës në Baltik dhe bllokada e mallrave ndaj Kaliningradit mund të ndezë më tej tensionet mes Rusisë dhe NATO.

Pothuajse të gjitha armatimet më moderne ruse ndodhen aty, duke filluar nga raketat balistike Iskander, bomba atomike, avionët MIG 31 dhe të paktën 150 mijë ushtarë. Sipas shumë ekspertëve, në qoftë se sfida e Putin ndaj NATO-s do të ketë një casus belli ndaj vendeve të saj anëtare, shkëndija e atij zjarri do të nisë pikërisht nga kryeqyteti i vjetër prusian.

Rusia provokoi NATO me tëj NATO pasi një helikopter rus ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Autoritetet në Estoni kanë akuzuar së fundmi Moskën se është duke simuluar sulme me raketa ndaj këtij shteti, i cili është pjesë e NATO-s.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Më mirë të plasi lufta, kështu do bëhemi më të dashur, më njerzor

resulkllogjri
Автор

Amin o zot ishalla rusia pushton nje shtet te NATO-s te filloje nje lufte sa me shpejt ndryshe skane si te vejn mend, kot nuk thojne nje fatkqesi eshte me e mire se 10000 kshilla

deniskraja
Автор

po bjeru mo putin fshiji nga faqja e dheut

bukuroshblloshmi
Автор

po ato shtete, jane terutore ruse, sejan evropjane, cdo nato, adej,

vloradinamo
Автор

Vrite vrite vrite vrite vrite vrite vrite NATON

hesbollahkosovarturkomongo