Top News - Si sot një vit më parë…!/ Si kthehen në trafikantë oficerët e Policisë Gjyqësore

preview_player
Показать описание
Zbardhja e krimeve përmes veprimeve hetimore operative fut në lojë edhe agjentët e infiltruar, një taktikë e përdorur gjerësisht në Evropë. Një gjë e tillë ndodh edhe në Shqipëri dhe madje është ligjëruar pak më shumë se 10 vjet më parë, pas ndryshimeve që iu bë atëherë ligjit për oficerin e Policisë Gjyqësore.

Në arkivën e policisë së shtetit janë disa ngjarje të rënda kriminale, të cilat janë zbuluar vetëm nga infiltrimi i agjentëve të Policisë. Ata janë me emrat e koduar dhe sillen si trafikantë droge, apo prostitutash, si blerës malli, apo personazhe që veprojnë në një grup kriminal.

Bëhen të besueshëm me veprimet, sjelljet, veshjen e shumë të tilla. Dhe të gjitha faktet që grumbullohen prej tyre futen në dosjet e hetimit si prova që shërbejnë në hetimet e grupit, apo bandave të ndryshme kriminale. Arseni është një prej tyre. Atë shumë pak e njohin si agjent të infiltruar, kjo për shkak se rrjedhja e informacionit tek anëtarë të grupeve kriminale mund t’i kushtojë jetën.

Pak kohë më parë, Arseni zbuloi një rrjet trafiku të prostitucionit, që operonte në Tiranë përmes taksive. Ai u hoq si një klient. Mori një taksi dhe përfundoi në një dhomë hoteli me një vajzë që përkundrejt pagesës ushtronte aktivitetin e prostitucionit.

Toni dhe Denisi janë dy agjentë të tjerë, që zbuluan lojërat e fatit, edhe pse ato ishin mbyllur dhe për këtë u ndërmorën disa aksione policore. Toni dhe Denisi ishin “lojtarët” e fortë të basteve. Ata stimuluan blerjen e basteve online. Ata filmonin gjithçka, dhe më pas largoheshin drejt një tjetër pike. Por, këto skema që përdorin agjentët e infiltruar kanë zbardhur krime dhe shumë prej “viktimave” të tyre janë tashmë në hetim, apo process gjykimi.

Këta agjentë të autorizuar për veprimet e tyre edhe nga Prokuroria e Tiranës, duke u hequr si klientë depërtojnë brenda rrjetit kriminal. Në bazë të provave gjithashtu evidentohen dhe disa prej bisedave të gjetura në telefonat celular, të cilat sipas akuzës provojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Legjislacioni shqiptar në nenin 294 pika B të ligjit për Oficerin e Policisë Gjyqësore shpjegon në detaje se çfarë misioni ka agjenti i infiltruar i Policisë. “Për qëllimet e zbulimit të krimeve të rënda, oficeri i policisë gjyqësore, me autorizimin e prokurorit, mund të futet në përbërjen e një grupi kriminal për të individualizuar pjesëtarët e grupit dhe për të mbledhur të dhënat e nevojshme për hetimin, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e vet si punonjës policie” – thuhet në ligj, ndërsa në pikën 2 të këtij neni ka një kufizim.
Më konkretisht, punonjësi i policisë i infiltruar nuk duhet të provokojë një akt kriminal, i cili, pa ndërhyrjen e tij, nuk do të ishte kryer. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret.

"Si sot një vit më parë" është një rubrikë e re në Top News, e cila rikthen në vëmendjen e publikut ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur një vit më parë. Në rubrikën prej pak minutash rikthehet ngjarja më e rëndësishme e një viti më parë nga politika, kronika, ekonomia, por edhe rajoni, bota e sporti. Nga e hëna në të premte, ora 09:45 do të ndiqni rubrikën më të re.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

#sisotnjëvitmëparë#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме