Top Channel/ Çfarë po ndodh në detin Adriatik?! REL: Anija po transporton eksploziv drejt Izraelit

preview_player
Показать описание
Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International beson se, ndër të tjera, po transporton eksploziv në Izrael, duhet të mbërrijë në portin e Koprit në Slloveni.
Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, por pa dhënë informacion për datën e saktë.
Ky informacion, ndonëse i pasaktësuar, është ndër të dhënat e rralla zyrtare për anijen MV Kathrin, e cila që prej datës 21 korrik lundron nga Vietnami drejt Portit të Koprit në Adriatik, i cili, siç tha zyra e Golobit, do të shërbejë si pikë tranziti drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), për ngarkesën që transporton anija.
“Porti i Koprit është pika hyrëse në BE. Kjo do të thotë se ngarkesa vazhdon rrugën drejt destinacioneve në BE”, thuhet nga Zyra e kryeministrit të Sllovenisë.
Nga korriku deri më 3 tetor, lundrimi i anijes Kathrin, e cila prej tri ditësh po qëndron në një vend në detin Adriatik, pranë brigjeve të Kroacisë dhe Malit të Zi, shkaktoi reagime të zyrtarëve të Namibisë, Portugalisë, organizatave dhe aktivistëve ndërkombëtarë, për shkak të ngarkesës që po transporton dhe destinacionit të mundshëm përfundimtar, Izrael.
Amnesty International dhe Kombet e Bashkuara u bënë thirrje vendeve të mos lejojnë hyrjen e anijes në portet e tyre “duke pasur parasysh rrezikun e qartë se një ngarkesë e tillë do të kontribuonte për kryerjen e krimeve të mundshme të luftës në Gaza”.
Këto agjenci nuk shpjeguan pse ngarkesa nuk u dërgua drejtpërdrejt në Izrael ose pse u zgjodhën portet në Adriatik për shkarkim.
Në itinerarin e anijes Kathrin, e cila lundronte nën flamurin portugez, ishin Namibia, Portugalia, Malta, ndërkaq në ueb faqen për monitorimin e trafikut detar – destinacion ishte edhe Porti i Tivarit në Malin e Zi.
Më 1 tetor, Porti i Tivarit i tha REL-it se nuk ka marrë njoftim për hyrjen e anijes.
Të premten, më 4 tetor, anija qëndronte në Adriatik rreth 75 milje detare ose rreth 140 km nga Porti i Tivarit dhe se dy ditët e fundit lëvizte në një rreth prej disa kilometrash, pa të dhëna të qarta se në çfarë drejtimi do të shkonte.
Informacionet e para për anijen Kathrin u shfaqën në media në muajin gusht, kur Qeveria e Namibisë ndaloi ankorimin e anijes në portin Walvis Bay (Gjiri Walvis).
Më 27 gusht, media shtetërore New Era publikoi një artikull se si Namibia “bllokoi një anije që transportonte armë të destinuara për Izraelin” të ankorohej në një port të këtij vendi.
Ministrja e Drejtësisë, Yvonne Dausab, u kërkoi autoriteteve të mos lejojnë Kathrin të hyjë në ujërat e Namibisë.
Duke cituar një hetim policor, ministrja tha se anija “me të vërtetë transportonte materiale shpërthyese të destinuara për Izraelin, dhe për këtë arsye i është ndaluar hyrja në ujërat e Namibisë”, transmetoi BBC.
Anija Kathrin, e ndërtuar në vitin 2010 në kantierin e anijeve Dongfang në Yueqing, Kinë, është një anije mallrash që mund të transportojë ngarkesë deri në 7.138 ton.
Sipas informacioneve nga policia namibiane, aktualisht është i ngarkuar me 60 kontejnerë trinitrotoluen (TNT) dhe tetë kontejnerë me eksploziv heksogen, një prej të cilëve është i destinuar për Izraelin.
REL-i nuk arriti të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionin se kujt i drejtohet ngarkesa e anijes Kathrin dhe as si planifikohet shpërndarja e saj e mëtejshme.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Slloveni#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Slovenia 🇸🇮 terorisem Say Albania 🇦🇱 kosova

AfrimHaliti-jziv