Top News - Ekzekutohet ‘Laçi’ e ‘Zhilla’ në lokal/ Autorët u shtirën si policë, lëviznin me Audi

preview_player
Показать описание
Një atentat mafioz është regjistruar mbrëmjen e të hënës në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Shkup.
2 shqiptar kanë humbur jetën në vend, ndërsa një I tretë është plagosur por jashtë rrezikut për jetën.
Viktimat janë identifikuar si Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, të njohur me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”. Ndërsa ka mbetur i plagosur Talha Ali.
Autorët ishin të veshur me të zeza dhe mbanin maska. Ata hapën zjarr rreth orës 20:11. Më pas, autorët u larguan me shpejtësi. Makina tip Audi A6, me të cilën autorët u larguan nga vendngjarja, është gjetur e shkrumbuar në lagjen Shuto Orizare. Mjeti rezulton me targa të vjedhura dhe brenda tij u gjetën dy celularë të djegur.
Jeton Krivanjeva ka qenë pre e një atentati edhe në vitin 2019, porn ë atë kohë arriti të mbijetonte. Përveç veshjes së zezë, ngjashmëri tjetër mes autorëve të sulmit të parë dhe atij fatal të mbrëmjes të së hënës ishte dhe fakti se ekzekutorët kanë thërritur policia, për të çorientuar njerëzit dhe për ta bërë të duket si një bastisje nga uniformat blu.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Ekzekutimi#Shkup
Рекомендации по теме