filmov
tv
Top News - Debati për maskat/ Ekspertët, qëndrime të ndryshme
Показать описание
Nëse duhen mbajtur apo jo maskat në rrugë është tashmë pista, ku janë hedhur mjaft mendime nga ekspertët. Ka nga ata që e cilësojnë të padobishme një gjë të tillë, ndërsa autoritetet shëndetësore dhe komiteti i ekspertëve thonë se maska mbron përhapjen e virusit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook mesazhin e ekspertit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili shpjegon disa arsye për vendimin e mbajtjes së maskave në të gjitha ambientet.
“Në javët e para të pandemisë ka pasur një shqetësim nga OBSH lidhur me humbjen e mundshme të stokut të maskave të cilat në atë kohë ishte për të mbrojtur mjekët dhe infermierit. Ka evoluar edhe njohuria që ne kemi lidhje me maskat. Gjithmonë e më tepër ne dimë mbi efikasitetin e tyre. Të mos harrojmë që qasja kryesore për frenimin e pandemisë në pranverë ishte izolimi social, shtetrrethimi dhe maskat ishin mjet i dorës së dytë në atë kohë.
Autoritetet shëndetësore thonë se për momentin maskat janë instrumenti kryesor, së pari për lehtësimin e pasojave të koronavirusit dhe së dyti për kostot e ulëta sociale. Ka shumë mjekë të tjerë, të cilët më shumë se maskat thonë se distancimi fizik dhe higjiena personale janë më shumë masa mbrojtëse.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AlbanYlli#OgertaManastirliu#TopChannel