filmov
tv
Top News - Gjermania kthen kontrollet në kufi / ’Ndizet’ debati për kufizimin e emigracionit
Показать описание
Për një kohë të gjatë, ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser i kishte refuzuar kontrollet kufitare me Poloninë dhe Çekinë. Tani ajo nuk po e përjashton më këtë mundësi dhe i hap rrugë kështu një kërkese të Unionit. Në debatin për kufizimin e migracionit të ilegal, ministrja Faeser do të verifikojë kontrollet lokale kufitare me Poloninë dhe Çekinë.
"Masa përkatëse shtesë të kontrolleve policore janë aktualisht duke u verifikuar", bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Më parë në një intervistë për gazetën "Ëelt am Sonntag", Faeser ishte treguar e hapur për masa të tilla. "Sipas mendimit tim është një mundësi për të luftuar më shumë kriminalitetin e kontrabandës". Ministrja e brendshme gjermane tha se kontrollet shtesë duhet të bashkëveprojnë me mbikqyrjen e të gjithë zonës kufitare përmes kontrolleve të maskuara.
Ka kohë që për këtë arsye është forcuar prezenca e policisë federale në kufijtë polakë dhe çekë, tha Faeser. Sipas saj, nuk duhet të presim, se nuk do të vijnë më azilkërkues, sepse nëse një person kërkon azil në kufi, duhet që kërkesa të procedohet në Gjermani. Vendimtare është ruajtja e kufijve të jashtëm të BE, "të cilën e arrijmë me një sistem të përbashkët azili". Të premten, Faeser u shpreh në Bundestag, se kontrolle të tilla "pjesërisht" mund të jenë efektive edhe në luftimin e kontrabandës.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NancyFaeser#Germany#TopChannel