Top News - Debat për rrogat e gjyqtarëve / Ligji për kushtetuesen, kundërshtohet shtesa e vjetërsisë

preview_player
Показать описание
Rritja e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses solli debat gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në komisionin e ligjeve.

Xhafaj: “Një gjyqtarë i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion. Keni futur një rreth pa shumë logjikë të shëndetshme gjykoj unë personalisht. Jam pro rritjes së pagës, por brenda një logjike, dhe jam kundër shtesë së për vështirës, 58% që e keni shtuar”
Zëvendësministri i drejtësisë, Klajd Karameta iu përgjigj pretendimeve të Xhafajt duke sjellë në kujtesë rolin e rëndësishëm të gjykatës kushtetuese si gardian i kushtetutës, i ligjit themeltar të shtetit që duhet të vendosë themelet të republikës së Shqipërisë. Në përputhje me kompetencat e larta, sipas tij, duhet të jetë edhe trajtimi financiar i gjyqtarëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Debati#KomisoniLigjeve
Рекомендации по теме