Top News-Debati për politikanin spiun të Sigurimit / Replika mes Ballës dhe Vasilit për Ilir Metën

preview_player
Показать описание
Dy ditë më parë Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit doli në një njoftim zyrtar, ku tha se zyrtari i lartë me inicialet I.M. ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në kohën e komunizmit dhe se në atë kohë ka spiunuar për një shok që donte të arratisej.
Prej dy ditësh, kjo ka qenë cështja më e diskutuar në media dhe pikërisht kjo temë krijoi debat këtë të enjte në sesionin e fundit parlamentar, mes kreut të grupit parlamentar të PS Tualant Ballës dhe deputetëve të tjerë që ishin të pranishëm në sallë.

Partia e Lirisë, nuk mundi të heshtë përballë akuzave të Ballës. Deputeti Petrit Vasili jashtë dyerve të Kuvendit, e cilësoi autoritetin e dosjeve, një institucion që vetëm shpif dhe manipulon, duke shkelur ligjin për ti shërbyer interesave të mazhorancës.

Deputetja Jorida Tabaku po ashtu kishte një koment lidhur me këtë çështje. Tabaku tha se Partia Socialiste nuk ka moral që ta përdorë Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike.

Gjithsesi, kjo çështje ka qenë kryefjalë e ditëve të para të kësaj jave, që në fakt shënon edhe fundin e sezonit politik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Balla#Vasili#TopChannel
Рекомендации по теме