Top News - Kur Prigozhin ‘rrëfente’ vdekjen e tij... / Një video e vjetër ndez teori të çmendura

preview_player
Показать описание
Një klip 40 sekondësh, i një interviste të vjetër, në të cilën bosi i mercenarëve rusë Jevgeni Prigozhin thoshte se ai më parë do të vritej se sa ti gënjente vendit të tij, dhe fliste për një avion që shkatërrohej në qiell, ka ndezur një seri teorish online të dielën, për vdekjen e tij.
Autoriteti rus i aviacionit tha se shefi i grupit vagner ishte në një avion privat që u rrëzua në veri perëndim të moskës, pa asnjë të mbijetuar, të mërkurën, ekzaktësisht dy muaj pasi prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër shefave të ushtrisë. Kremlini tha se sugjerimet e perëndimit se ai ishte vrarë me udhër të putinit, ishin një gënjeshtër flagrante.
Por, në klipin e marrë nga një intervistë e publikuar më 29 prill të këtij viti, nga blogeri ushtarak rus Semyon Pegov, Prigozhin tha se rusia ishte buzë një katastrofe sepse lidershipi i mbrojtjes gradualisht po dëbonte ata që thonë të vërtetën.”Sot ne kemi arritur në pikën e vlimit”, thotë Prigozhin në klipin e publikuar në kanalin e Vagner në telegram, Grey Zone. “Përse unë flas kaq me ndershmëri? Sepse unë nuk kam të drejtë ta bëj këtë para atyre njerëzve që jetojnë në këtë vend. Ata tani po gënjehen. Më mirë më vrisni!”.
“Por – shtoi ai – unë nuk do t’ju gënjej. Duhet ta them me ndershmëri se rusia është buzë katastrofës. Dhe nëse këto gabime nuk korrigjohen sot, atëherë avioni do të shkatërrohet në ajër”. Qindra përgjigje janë postuar në kanal, brenda vetëm pak orësh. Disa postime spekulonin se Prigozhin ishte gjallë. Një tjetër tha se ai shumë shpejt do të shfaqej në mënyrë surprizë dhe do ti bënte armiqtë e tij të mos e donin më veten. Një tjetër përdorues tha se do të ishte dicka e këndshme që prigozhin dhe sergei Surovikin, ish komandant i luftës në rusi, të ishin ulur së bashku diku në xhamaika, duke pirë pina colada.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Prigozhin#Moska#
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E ken minuar avionin ne aeroport edhe açe shkurter eshte kejo historie..

Nicosshalagalanis
Автор

Omore xhak Pirsch tije xhall ekeni Politik sllave😂😂

nuhiivait