Top News - Prigozhin, një i vdekur që ecën...Si ndryshoi ‘fati’ i bosit të mercenarëve pas rebelimit

preview_player
Показать описание
Që pasi udhëhoqi marshimin e rebelimit drejt moskës, në fund të qershorit, Jevgeni Prigozhin u cilësua nga njohësit e rusisë si një njeri i vdekur që ecën...
Duke komentuar së fundmi jetëgjatësinë e bosit të grupit të mercenarëve, drejtori i CIA-s, Uilliam Burns, kishte thënë: Nëse unë do të isha Prigozhin, nuk do ta pushoja nga puna shijuesin e ushqimit...”, duke aluduar kështu për një helmim të mundshëm. Edhe nëse do të provohet ndonjëherë se shkatërrimi në fluturim i avionit në të cilin ndodhej Jevgeni Prigozhin, ishte një akt i qëllimshëm, hakmarrje gjakftohtë e Kremlinit, kjo do të hyjë në historinë ruse si operacioni ushtarak special final. Prigozhin, një ish i dënuar, kuzhinier dhe shitës hot-dogësh i kthyer në bos mercenarësh, ka shumë admirues mes radhëve të ushtrisë së tij të mercenarëve Wagner dhe përtej saj...Shumëkush ka qenë dëshmitar i pritjes së tij të ngrohtë në republikën Rostov on Don kur u kthye atje ekzaktësisht dy muaj më parë në grahmat e rebelimit të tij të dështuar një ditor. Por ai ka edhe shumë armiq në moskë, kryesisht në radhët e larta të ushtrisë ruse, liderët e të cilës ai i ka kritikuar shpesh publikisht. Ai që rezultoi të ishte gabimi i tij fatal, ishte dalja përballë presidentit Putin kur ai nisi marshimin drejt moskës më 23 qershor. Edhe pse ai nuk e përmendi putinin me emër, në atë kohë, Prigozhin tërboi kremlinin kur kritikoi publikisht arsyet zyrtare të dhëna për pushtimin rus të ukrainës në shkurt 2022. Ai i tha rusëve se ishin mashtruar dhe se djemtë e tyre po vdisnin në ukrainë për shkak të lidershipit të keq. Kjo ishte herezi dhe mesazhi video i putinit, atë ditë ishte i tejmbushur me sarkazëm. Ai e quajti marshimin e prigozhinit në moskë, një tradhëti dhe një thikë pas shpine. Në fund të fundit, vladimir putin nuk i fal tradhëtarët dhe as ata që e sfidojnë atë. Dhe shembujt janë të shumtë. Ish agjenti rus i kthyer në dezertor, aleksander Litvinenko, vdiq ngadalë dhe në agoni në një spital në londër në 2006 pasi ishte helmuar me polonium radioaktiv. Sergei Skripal, një ish oficer i KGB-së dhe dezertor po ashtu, në 2018-ën, i shpëtoi për pak vdekjes kur agjentë të GRU-së ruse i helmuan me agjentin nervor Novichok në britani. Ndërsa në rusi, ka një listë të gjatë njerëzish, përfshirë kritikë dhe biznesmenë, që janë përballur me vdekjen e papritur. Në disa raste, duke rënë nga dritaret. Kundërshtari më i zëshëm i Putinit, Aleksei Navalni, është tani në burg i dënuar me shumë vite. Edhe ai i mbijetoi helmimit me novichok në 2020-ën. Por Prigozhin ishte një rast shumë i ndryshëm që e bën shuarjen e tij akoma më polemizuese për rusët. Ai ishte një njeri shumë i dobishëm për kremlinin dhe nga disa rusë shihej edhe si hero kombëtar. Por në fund të fundit, disa persona në moskë, vecanërisht inteligjenca ushtarake, e shihte atë si një kërcënim të mundshëm për Putinin dhe sistemin e tij.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Prigozhin#Wagner
Рекомендации по теме