Top News-‘Turqia të mbyllë Bosforin!’/Ukraina kërkon t’i bllokohet rruga anijeve ruse!

preview_player
Показать описание
Ukraina e sheh praninë e luftanijeve ruse pranë kufijve të saj në Detin e Zi si një kërcënim dhe do t’i kërkojë Turqisë të konsiderojë mbylljen e dy rrugëve ujore për anijet ruse nëse Moska fillon pushtimin, ka thënë të mërkurën ambasadori ukrainas në Turqi.

Sipas mediave të huaja, njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore këtë javë ka shkaktuar një reagim të shpejtë dhe sanksione nga fuqitë perëndimore.

Turqia, e cila kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, është kundër sanksioneve në parim, por e ka quajtur lëvizjen e Rusisë të papranueshme.

Në fillim të këtij muaji, gjashtë anije luftarake ruse dhe një nëndetëse kaluan tranzit nga Dardanelet dhe Bosforin drejt Detit të Zi për atë që Moska i quajti stërvitje detare pranë ujërave të Ukrainës.

I pyetur në lidhje me praninë e anijeve luftarake ruse pranë kufijve të Ukrainës, Bodnar i tha Reuters në një intervistë se anijet përbënin “një rrezik të madh” për Kievin, duke shtuar se përqendrimi i marinës ruse në Detin e Zi ishte “dërrmues”.

“Ne besojmë se, në rast të një pushtimi të gjerë ushtarak ose fillimit të aktiviteteve ushtarake kundër Ukrainës –do t’i kërkojmë qeverisë turke të shqyrtojë mundësinë e mbylljes së ngushticave të Detit të Zi për shteti agresor”, tha ai.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Bosforin#Ukraina#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Eshte nje leshim, por ne nje transmetim te tille, nuk mundesh te bejsh kronik prap, e te permisosh shtetin.
E kuptojm qe ka dashur te thote Turqia si vend i Natos, por ja qe thot Rusia.

agronxheladini
Автор

E pse eshte kunder sanksioneve? Mmmm he he po po, turku as kenej as

francodoci
Автор

1:08russia 🇷🇺 nje vend antar i natos 😂😂😂😂😂😂

Vlatco
Автор

Rusia anetare natos ? Apo turqia anetare natos hajde gazetar qe kemi Hajde

franceskaomeri