Top News- Ikni nga Rusia, s'ju ndihmojmë dot! /Ukraina apel qytetarëve, ndalen shërbimet konsullore

preview_player
Показать описание
Ukraina po u kërkon qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në Rusi dhe që ata që janë atje të largohen menjëherë, duke përmendur një ndërprerje të mundshme të shërbimeve konsullore përballë tensioneve në rritje me Rusinë.
“Për shkak të përshkallëzimit të agresionit rus kundër Ukrainës, i cili mund të çojë në një reduktim të konsiderueshëm të asistencës së mundshme konsullore në Rusi, Ministria e Jashtme u bën thirrje qytetarëve të Ukrainës që të përmbahen nga udhëtimi në Rusi dhe që ata në atë vend të largohen menjëherë nga territori i saj. ”, tha ministria në një deklaratë të mërkurën. Sipas shifrave të regjistrimit rus, rreth 1.9 milionë ukrainas jetojnë në Rusi që nga viti 2010, me shumë familje të përziera të ukrainasve dhe rusëve. Ukraina po përballet me atë që Perëndimi thotë se është kërcënimi i një pushtimi të afërt në shkallë të plotë nga Rusia. Presidenti rus Vladimir Putin këtë javë njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore dhe tha se do të dërgonte trupa ruse në këto territore, lëvizje të dënuara nga Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara. Ndërkohë, Ukraina tha se po thërret rezervistët ushtarakë të moshës 18-60 vjeç për një vit shërbimi, por se nuk po urdhëron një mobilizim të përgjithshëm të trupave në këtë kohë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ukraina#Apeli#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ku te shkojn ato se me te sigurt jan ne mosk se ne kiev

isaburraci