Top Channel/ SHBA: Për 48 orë sulmohet Ukraina

preview_player
Показать описание
SHBA-të janë të sigurta që Rusia do të sulmojë Ukrainën në 48 orët e ardhshme.

Lajmin e ka shpërndarë departamenti i mbrojtjes amerikane që sqaron se pavarësisht se Rusia mund ta pushtojë në çdo moment Ukrainën shtete e Bashkuara do të vijojnë të përpiqen për të gjetur një zgjidhje diplomatike dhe jo ushtarake.

Ndërkohë media gjermane Bild njoftoi se të paktën 300 forca special ruse po spostohen në kufirin me Ukrainën në zonën e Marinowka. Media gjermane bën me dije se mjetet ushtarake dhe ushtarët nuk kanë simbole dalluese me vete.

Edhe reuters njofton se blindat dhe ushtarët po i drejtohen dy objektivave të ndryshme në zonën e Doneskut.

Mjetet luftarake pa simbole janë të njëjtat që pushtuan Krimenë në vitin 2014. Ndërkohë parlamenti në Ukrainë ka miratuar gjendjen e jashtëzakonshme në vend, përveç rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut, duke filluar nga 24 shkurt.

Parlamenti miratoi dekretin e prezantuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky më 23 shkurt, ndërsa kërcënimi i pushtimit të gjithanshëm të Ukrainës nga Rusia vazhdon të rritet.

Donetsk dhe Luhansk tashmë kanë një status të veçantë ligjor për shkak të okupimit të vazhdueshëm të Rusisë që nga viti 2014.

Kufizimet e vendosura nga gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasin 30 ditë dhe do të ndryshojnë në varësi të rajonit.Gjendja e jashtëzakonshme i lejon autoritetet të kufizojnë përkohësisht të drejtat kushtetuese të publikut.

Dekreti parashikon masat e mëposhtme:

rritja e mbrojtjes dhe sigurisë së rendit publik;
kontrolle të dokumenteve të identifikimit të civilëve
ndalimi i protestave;
evakuimi i përkohshëm ose i përhershëm i njerëzve nga zonat e rrezikshme dhe sigurimi i tyre me akomodim;
ndalimi i zhvendosjes së rekrutëve dhe rezervistëve pa paralajmërim;
ndalimi i prodhimit dhe përhapjes së informacionit që mund të “destabilizojë situatën”;
ndalimi i pajisjeve transmetuese radio amatore.

Masa të tjera që mund të zbatohen “nëse është e nevojshme” përfshijnë:

një shtetrrethimi;
një regjim i veçantë i hyrjes dhe daljes;
ndalimi i ngjarjeve masive;
“rregulla të veçanta” për përhapjen e informacionit në internet.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E ky prej nga qenka kaq i sigurt se do sulmohet brenda 48 oreve a mos eshte dhe ky pjes e lojes O Zot mos na ler ndor t ktyne zullumqareve

amzaa...
Автор

Ore jeni ber sikur beni sehir ku anglo amerikanet duke parashikuar si babavanga🤣🤣

bletaakg
Автор

i bej thirrje edi rames te qetesoj gjakrat

tropojan
Автор

СМЕРТЬ ОКУПАНТАМ!

Всім на захист України!

CodeJeffo
Автор

Po ça hapin panik kot kto kan kaq koh do sulmoj ne këtë ore do sulmoj ne këtë Dat perhapni panik kot

leomyrteli
Автор

Ja qe paska pas Information te sakta Joe biden

Merakvatani