Tv Klan - PD: Zgjedhja e kreut të SPAK, proces i njollosur | Lajme News

preview_player
Показать описание
Partia Demokratike ndryshe nga ambasada amerikane dhe kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk është e kënaqur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, por përkundrazi e vlerëson të gjithë procesin të njollosur dhe të pabesueshëm.

“SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë prova publikut të kundërtën duke konsumuar mandatin e një drejtuesi. Një ‘pallat drejtësie’ në korridoret e të cilit shkon për të bërë ekskursione dhe për të dhënë direktiva kryeministri, nuk është as i pavarur, as i lirë dhe as i ndarë nga pushteti ekzekutiv.”

Pabesushmërinë e SPAK-ut, demokratët e shohin tek moshetimi i shumë çështjeve ku implikohen zyrtarët socialialistë që struktura e posacme duhet të kishte hetuar e që se kanë bërë, ndaj për ta, SPAK është thjeshtë një seksion i Partisë Socialiste. Të njëjtat akuza artikuloi gjatë daljes së tij në mesditë dhe kryedemokrati Berisha.

“Le ta hetojë njëmijë herë, por të thërrasësh një ministër për dokument që dihet qartësisht i falsifikuar, është turp. Ai duhet të shihte padinë që ka bërë ministri, që shkrimi s’është i imi. Por nuk bëjnë se kanë urdhër partie”.

Kryeministri, sipas Berishës ka nën kontroll çdo organ kushtetues që me ligj duhet të ishte i pavarur, mes të cileve dhe SHISH-in, institucion që drejtohet nga numri 2 pasi drejtuesi Helidon Bendo ndodhet për një specializim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ja mbyll derën si bandit. Në qoftë se Helidon Bendo është i dyshuar i rekrutuar nga shërbimet e vendeve partnere, ai shkon në gjyq padiskutim. Ama, të përdorësh bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit, si dëshmi për rekrutim, kjo nuk mund të ndodhë”.

Berisha di dhe qëllimet e Edi Ramës që siç thotë, po synon të mbikëqyrë çdo bashkëpunëtor dhe partner ndërkombëtar.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po se duhet të kishin zgjedh ndonjë mikun e këtij korruptit prandaj s'esht dakort . Perëndoj koha për ty o Sali ziu . Prandaj je stresuar e je bërë nervoz kohët e fundit se po të afrohet dita

vloranetwork
Автор

Berishen t'a hetoj Dumani dhe te fitoj ne burg

elieli