Tv Klan - Rithemelimi miraton 47 kandidatët për kryesinë e PD

preview_player
Показать описание
Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike miratoi në një mbledhje të zhvilluar mbrëmjen e së premtes listën e 47 kandidatëve nga të cilët, Këshilli Kombëtar që mblidhet të shtunën do të përzgjedhë 20 anëtarët e kryesisë së kësaj partie. Bie në sy rikthimi i Arben Imamit, njërit prej themeluesve të kësaj partie si dhe i ish-nënkryetares Jozefina Topalli. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi këtë si listën më të mirë të mundshme.

“Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe të rinj, kandidatura të reja në tërësi.”

Berisha tha se ndaj Topallit dhe Imamit ka pasur padrejtësi në të shkuarën.

“Përshembull është propozuar zonja Jozefina Topalli dhe zoti Arben Imami për të cilët ka patur një brutalitet, një qëndrim brutal ndaj tyre, të padrejta. Lidhur me ata të cilët kanë vërejtje, sugjerime dhe kritika, janë absolutisht, të vazhdojnë vërejtjet, kritikat dhe kundërshtitë ndaj Sali Berishës pas asnjë lloj hezitimi.”

Berisha tha se lista nuk mund të përfshijë të gjithë grupin parlamentar, por veçoi Ina Zhupën për të cilën tha se ka spikatur me qëndrimet e saj.

“Në këtë listë është zonja Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament. Nuk ka asnjë mundësi për atë përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni për një grup parlamentar prej 52 deputetësh.”

Nga 46 emrat e propozuar, Këshilli Kombëtar do të zgjedhe 20 anëtarë të kryesisë. 7 të tjerë janë për shkak të detyrës ndërsa pritet edhe zgjedhja e nënkryetarëve të partisë dhe kreut të grupit parlamentar.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме