Tv Klan - Basha rizgjidhet kryetar i PD | Lajme News

preview_player
Показать описание
Mes kontestimesh e përplasjesh të forta në radhët e demokratëve, Lulzim Basha është rizgjedhur sërish në krye të Partisë Demokratike. Rreth dy orë nga mbyllja e procesit të votimit, Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike shpalli rezultatin, duke thënë se në zgjedhje morën pjesë mbi 18 mijë persona ose afro 70 përqind e anëtarëve në listat e zgjedhësve.

Basha, sipas rezultateve te PD- se zyrtare, ka marrë 16196 vota, ndërsa rivali i tij Gjergji Hani ka marrë 1057 vota. Në bazë të këtyre të dhënave komisioni deklaron fitues zotin Lulzim Basha.

Pak minuta pas shpalljes së rezultatit, në krah rivalit, Basha tha se dita e sotme shënon një pike kthese për demokratët.

Por rezultati i sotëm shënon një rënie drastike të mbështetjes së tij në raport me të gjitha zgjedhjet e mëparshme ku ai ka kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike.

Në vitin 2017, nga 59 834 votues, Lulzim Basha mori 53 931 vota përballë kandidatit Eduart Selami që mori 5136 vota.

Në vitin 2021, nga 41.097 pjesëmarres ne votime, për Lulzim Bashën votuan 32.882 anëtarë. Ndërsa sot, sipas shifrave të PD, ai mori më pak se gjysmën e votave të dy viteve më parë.

Megjithatë, duket se historia e zgjedhjes së kryetareve të kësaj partie do të përfundojë sërish në gjykatë. Votimi i sotëm është cilësuar antistatutor nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e së enjtes, i cili anuloi mbajtjen e tyre dhe pezulloi kryesinë.

Gazment Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm i cilësoi nul vendimet e marra nga ky forum, me argumentin se bien ndesh me statutin e partisë. Ashtu si zgjedhja e Berishës kryetar i Partisë Demokratike edhe këto zgjedhje kanë përfunduar në gjykatë përpara se ato të zhvilloheshin.

7 deputetë që njihen si mbështetës të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dërguan kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike.

Ky grupim ka paralajmëruar se do ta çojë në gjykate edhe procesin e kësaj të shtune, që rikthen Bashën në krye të Partisë Demokratike zyrtare me shumë se 1 vit nga dorëheqja e tij si pasojë disfatave të vazhdueshme në 9 vjet që qëndroi në drejtimin e kësaj force politike.

Tv Klan
#pd #lulzimbasha
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Prandaj nuk do te behet asnjeher vendi yn me keta teveqel 😂😂😂

dyshasturce
Автор

kuku per ne 🤣🤣 keka vesh si zelensky ahhahahahaha edhe 10 vjet rama kam frif

Martin-cvg
Автор

Po ç, duani me partit e tjera tani qe ka ne Shqiperi, kur te gjith e dim qe aty ka nje mbretri dhe e pa lekundur me nga mbreti i famshem Edi Rama, suksese Luli por kot per ase gje nese ti nuk futesh ne bashkpunim me mafjen mbretrore dhe te behesh mash e tyre qe te jeni dikushi.

zefprroni