Top News- Serbia në shërbim të Putin…!/Si u përgjuan opozitarët rusë në Beograd

preview_player
Показать описание
Politikani i opozitës rus Vladimir Kara-Murza ka akuzuar të enjten qeverinë aktuale në Serbi është në shërbim të presidentit rus Vladimir Putin.

Kara-Murza ka ngritur alarmin se Beogradi zyrtar ka përgjuar disa herë opozitarëve rusë.

Sipas tij, ministri i brendshëm Aleksandar Vulin kishte fluturuar për në Moskë në fillim të majit 2021 duke i dorëzuar një transkript të opozitarëve rus të cilit kishin qendruar disa ditë në Begrad sekretarit të Sigurisë, Nikolai Patrushev.

Sipas tij Patrushev e ka falënderuar personalisht Vulinin për informacionin e dorëzuar dhe më pas televizioni shtetëror Rusia 24 ka transmetuar një reportazh duke treguar se çfarë punë të madhe kanë bërë shërbimet sekrete serbe.

Opozitari thotës se Rusia dhe inteligjenca serbe serbe po bashkëpunojnë me shërbimet sekrete të Kremlinit për të shtypur opozitën në Serbi dhe Rusi

“Ne kemi mbajtur një seminar në Beograd në fillim të majit [2021] me kandidatët për këshilltarë që përfaqësonin opozitën. Ne u përpoqëm ta organizonim këtë në Moskë gjatë muajit mars, por u arrestuam të gjithë, 300 veta dhe na bënë të ditur se nuk mund të bënim më tubime të tilla në vend”, shpjegon ai, duke deklaruar se nuk ishte I vetedijshem se po përgjohej nga Serbia.

Ai thekson thënë se “është e trishtueshme të shohësh se si qeveria aktuale në Serbi është e gatshme të vrapojë vullnetarisht pas Putinit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Serbia#Putin#TopChannel
Рекомендации по теме