Top Channel/ Vuçiç: “Serbët nuk durojnë më, do plasë në Kosovë”, Daçiç: “Jo kryetarë shqiptarë”!

preview_player
Показать описание
“Në Kosovë, do të ndodhë dicka që nuk e kemi parë deri tani”: Presidenti serb Aleksander Vucic bëri disa parashikime të zymta për situatën aktuale të cilën e përshkroi si më të vështirën deri më tani.“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, përderisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti ëndërron që të bëhet si presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky”, deklaroi Vucic për televizionin serb, Pink.

Komentet e tij pasuan tensionet e rishfaqura në veri të Kosovës pasi policia ndihmoi kryetarët e rinj të porsazgjedhur shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, të hynin në zyrat e tyre. Kaq u desh që të shpërthente indinjata e popullvisë vvendase dhe përplasjet me forcat e rendit.

Vucic shtoi se ka komunikuar me zyrtarët europianë, të cilët i druhen një përshkallëzimi të ri pasi serbët, nga sa pohoi ai, patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçic, një politikan ser bi vijës së ashpër kur vjen fjala tek cështja e Kosovës, i tërhoqi veshin KFOR-it, duke i treguar ai nuk duhet të mbështese veprimet e njëanshme të Prishtinës.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të ketë në komunat serbë kryetarë të cilët nuk janë zgjedhur nga serbët”, tha Dacic për Radio-Televizionin e Serbisë, teksa shtoi se forcat e armatosura serbe mbeten në gjendje gatishmërie të lartë.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AleksanderVucic#Kosovë#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Jo por vete serbija po i ben serbet hallakaten

minimoney
Автор

😂😂😂
O ti kinme duru edhe shum
Kudro

thepurge
Автор

Mua me thon Albin Kurti ore klyshi i Milloshit.

atdhegjakova
Автор

Auau Se nuk na hahet buk neve shqiptarve

gashi.g