Top News - SHBA dhe BE i hoqën barrikadat! Vuçiç pranon: Mora garanci, serbët nuk do përndiqen

preview_player
Показать описание
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se largimi i barrikadave nga rrugët në veriun e Kosovës do të fillojë mëngjesin e së enjtes. "Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha Vuçiç. Mbrëmjen e së mërkurës, ai, takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Rashkë në jug të Serbisë dhe njoftimi se barrikadat do të hiqen erdhi në ditën kur një gjykatë në Prishtinë vendosi lirimin nga paraburgimi të ish policit serb, Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit çoi në bllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë garantuar se "asnjë nga serbët që vendosën bllokadat, nuk do të ndiqet penalisht”. Të mërkurën, SHBA-ja dhe BE-ja në një deklaratë të përbashkët thanë se ato janë të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës, ndërkohë që "janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës”.
"SHBA-ja dhe BE-ja mirëpritën garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë ose përndjekjen e atyre që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave. U bënë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet", thuhet në reagim. Po ashtu SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga palët që të zbatojnë "pa vonesa të gjitha detyrimet e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga blloku evropian”.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Vuçiç#Deklarata
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kta kur po dojn bi bojn barikada edhe prap kan mi qit

blertablerta
Автор

Pse nuk pjo gjujni de monotov cocktail mi djeg?

ardianajgeraj
Автор

👐🇦🇱❤️VIVE ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️KOSOVO IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️ÇAMËRIA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️EPIRI IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️ILIRIDA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️MALËSIA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️SANXHAKU IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️PRESHEVA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️BOJANOCI IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️TIVARI ULQINI TUZI IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️PODGORICA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️JEMI NJË SHQIPËTAR❤️🇦🇱👐

FZEZ
Автор

Know barikada ika vendors put ini voge.vuqiqi klloshari serbijes....

shefiknuhiji
Автор

Sta mban o bur, ke shpètu per pak orë, se da hajshe dardha...

Jaliji
Автор

Edhe ne lirimin e ish komandantit te UÇK I cili u denua me 26 vjet burg

gerimeta
Автор

Po rama ca mendimi ka per vellain vuqic

livjonezha
Автор

Ta ka ftofte albin kurti, to ka shti dy kembe nji kepuce

shabanhaliti