Top Channel/ Mediat serbe: Marrëveshja me Kosovën do arrihet, Vucic nuk guxon të firmosë vetë!

preview_player
Показать описание
Që po shkohet drejt arritjes së një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës, këtë e pohojnë dhe mediat serbe. Por ato nënvizojnë se presidenti Alekansader Vucic nuk do të marrë guximin të vërë firmën e tij në dokument. në vend të kësaj, pakti do të nënshkruhet nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, thotë Danas.

“Unë e di se çfarë do të vendos, por jo në emër të Serbisë. Ata do të vendosin në emër të Serbisë, natyrisht, pasi do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën serbe, me organet e tjera kompetente shtetërore dhe ndoshta edhe qytetarët”, ka thënë Vucic. Procedura ndërkohë e kërkon që në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare, fillimisht duhet zhvilluar negociatat, pastaj duhet të miratohet teksti me të cilin janë pajtuar palët, e në fund, duhen firmosur nga kryetarët e shteteve në fjalë. Ekspertët thonë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë të gjitha karakteristikat e një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Vucici ka këmbëngulkur të tregojë se asnjë nuk është firmosur deri tani. Megjithatë, një ditë më parë, a ii dha të gjitha shenjat e kapitullimit kur pohoi se Serbia është vendosur me shpatulla pas muri nga ndërkombëtarët, të cilët ja kanë bërë beogradit mëse të qartë se nëse nuk pranon planin franko-gjerman, do të përballet me ndërprerje të procesit të integrimit europian e të tjera pasoja të rënda politike dhe ekonomike.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kosovë#AlekansaderVucic#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Krenarë me Kryeministrin tonë Albin Kurti !
Kjo është inteligjenca maturia dhe dashuria që ka për Kosoven !

valdetepllana
Автор

Sa sekrete dijnë gazetaret made in albania.

gianmarco
Автор

Enable Captions so other language can understand.

guarana
Автор

ALBIN KRTI
Skenderbeu i kohes ton
Pershendetje nga Rugova

murrizi
Автор

e pse nuk e perkthyt qka tha shkau i shkins si tha akt terrorist diqka ne gjuhen e vet

elisonberisha