Top News - Kremlini kërcënon SHBA-në: Sistemet ’Patriot’ nuk do ta shpëtojnë Ukrainën

preview_player
Показать описание
Rusia akuzoi Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara se nuk po dëgjojnë shqetësimet e saj, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një vizitë historike në Uashington. Zelensky u prit nga presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën, i cili njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake me vlerë 1.8 miliard dollarë. Në këtë ndihmë për Ukrainën për herë të parë janë përfshirë edhe sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot. “Me keqardhje deklarojmë se deri më tani as presidenti Biden, e as presidenti Zelensky, nuk kanë thënë asnjë fjalë që do të mund të perceptohej si gatishmëri e mundshme për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai po ashtu paralajmëroi se futja e sistemeve të avancuara të armëve amerikane në fushëbetejë, do të dëmtojnë shanset për përfundimin e konfliktit. Peskov tha se armët “nuk do ta pengojnë Rusinë të arrijë qëllimet e saj gjatë ‘operacionit të posaçëm ushtarak’”, term që Rusia përdor për të përshkruar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Zyrtarët në Moskë gjatë muajve të fundit kanë përsëritur qëndrimin se ata nuk e përjashtojnë mundësinë e bisedimeve me Ukrainën. Por ata kanë fajësuar Zelenskin për mbyllen e kanaleve diplomatike, pasi lideri ukrainas ka deklaruar se nuk do të zhvillojë negociata për aq kohë sa presidenti Vladimir Putin është në pushtet. “Nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë që paralajmëron Zelenskyn kundër vazhdimit të bombardimit të ndërtesave të banuara në qytetet dhe fshatrat e Donbasit dhe po ashtu nuk ka pasur thirrje reale për paqe”, tha Peskov. “Kjo sugjeron se SHBA-ja po vazhdon linjën e saj de facto duke luftuar një luftë indirekte me Rusinë”, shtoi ai. Vizita e Zelenskyt në SHBA u zhvillua disa orë pasi Putin tha në Moskë se vitin e ardhshëm Rusia do të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e saj ushtarake dhe do të rrisë gatishmërinë e forcave bërthamor

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kremlini#SHBA
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Peskov me mir terhiqu sot neser esht von pasneser me hummbje

nailisufi
Автор

Keni 2 vit qe kercenoni ameriken dhe Europen dhe asgje nuk beni?? Juve dk shkriheni komplet si shtet??

markolaci
Автор

Nuk do shpetosh ti o rus?? Ti ke mbaruar me kohe??

markolaci
Автор

Po un i pash kta dy tuj u puth a mos jon orders.

analyst