Top News - Rusia kërcënon me katastrofë bërthamore/ Paralajmërimi i krahut të djathtë të Putin

preview_player
Показать описание
Një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit doli të hënëm me kërcënim të ri të frikshëm për katastrofë bërthamore.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev paralajmëroi se armatimi i Ukrainës nga Perëndimi rrezikon shkatërrimin global dhe rrënoja radioaktive për shekujt e ardhshëm.

Medvedev - nënkryetar i komitetit të sigurisë së Rusisë paralajmëroi aleatët e NATO-s, të cilët po konsiderojnë dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë, përfshirë avionët F-16.

Medvedev ish-president dhe ish-kryeministër i Rusisë - pretendoi se Perëndimi dëshiron ta kthejë Ukrainën në një "Frankenshtajn të ri anti-rus".

“Sigurisht, dërgimi i armëve mund të vazhdojë… dhe të parandalojë çdo mundësi për ringjalljen e negociatave. Armiqtë tanë nuk e kuptojnë se qëllimet e tyre do të çojnë në një luftë totale. Humbje për të gjithë. Një kolaps dhe apokalips”, paralajmëroi ai.

Medvedev, 57 vjeç, ishte shefi i shtabit të Putinit në Kremlin, më pas zëvendëskryeministër në mandatin e dytë të Putinit si president.

Në fillim të këtij muaji ai kërcënoi me sulme bërthamore hakmarrëse dhe u zotua "e gjithë Ukraina do të digjet" nëse Kievi përdor raketa me rreze të gjatë.
Javë më parë ai paralajmëroi për luftë bërthamore të gjithanshme nëse Rusia
mposhtet në Ukrainë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Putin#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Dhe ju medja jeni pjesa e tyre qe punoni per ta

naimislami
Автор

Bravo. Inshalla Copa bani. ..nji. Slav..nuk jet..se krejt njesoi jen.

skendometalari
Автор

O plera 😅😂😂😂😂😂keni ngel si ai gjarpri qe esht ne veshtirsi e sieni ca beni me minaccia te hani mun ju

bledarmalko
Автор

Çfar bishash ka promovo korrupsioni politik boteror

hankesuci