Top News/ Zelenski i acaron nervat Putinit / Kremlini e kërcënon sërish: Nuk do arrish pleqërinë!

preview_player
Показать описание
Kremlini ka kërcënuar sërish me jetë Volodimir Zelenskin pasi lideri ukrainas tha se ai i kishte mbijetuar deri më tani pesë atentateve. Kjo ishte një përgjigje direkte ndaj faqes së parë të britanikes The Sun, që zbuloi se presidenti ukrainas cilësoi cdo përpjekje të moskës për ta vrarë atë, me covidin...pasi përballesh një herë, mësohesh dhe fiton imunitet.
Kërcënimi i fundit vjen nga ish presidenti rus dhe megafoni i Putinit, Dmitry Medvedev, i cili paralajmëroi se Zelenski me gjasë ka pak gjasa që të jetojë deri në pleqëri. Medvedev, tani zëvendës i këshillit të sigurisë në Rusi, tha: e gjithë kjo më sjell në mendje vetëm një përfundim; me profeci të tilla kaq të fuqishme, ky njeri nuk ka shans të jetojë deri në pleqëri. Mendimet ndonjëherë janë materiale”. Deklaratat e medvedevit ishin një reagim ndaj deklaratave të zelenskit për The Sun. Në një intervistë ekskluzive, presidenti ukrainas, 45 vjec, tregoi se ai tani e kish humbur fillin e përpjekjeve të kremlinit për ta hequr qafe atë... “Përpjekja e parë ishte shumë interesante dhe pas saj, ishte thjeshtë si covidi...” tha ai nga zyra e tij në Kiev. “Herën e parë njerëzit nuk dijnë cfarë të bëjnë dhe janë të trembur...pas kësaj, thjeshtë inteligjenca ndan me ty detajet se një tjetër grup ka ardhur në ukrainë për ta bërë këtë...”
I pyetur se sa përpjekje kishte bërë rusia për ta vrarë atë, zelenski tha: Nuk e di, me të vërtetë nuk e di...mendoj se janë jo më pak se pesë apo gjashtë...”.
Menjëherë pas kësaj, medvedev shpërtheu në telegram...Medvedev është ehde një nga emrat që përflitet si pasues i mundshëm i Putinit, nëse ky i fundit për ndonjë arsye të ndryshme, që nuk është humbja në zgjedhje apo tërheqja nga politika, nuk do të jetë më president i Rusisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Zelenski#Putin
Рекомендации по теме