Paloka: Formularët e delegatëve do hapen ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm

preview_player
Показать описание
Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të cilit iu dorëzuan firmat e delegatëve, Edi Paloka tha se formularët e tyre do të qëndrojnë të mbyllur deri ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm të PD.
Në një prononcim për mediat nga oborri i selisë blu, Paloka tha se tashmë është detyrimi i strukturave drejtuese të Partisë Demokratike që të zbatojnë procedurat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
“Sapo u depozituan 4200 formularë e delegatëve të Kuvendit të cilët kërkojmë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, dhe kjo është arsyeja pse procedurat nuk janë ato të zakonshmet. Është ndjekur rruga që përcakton statuti në këtë rast që prevalon e drejta e ¼ të delegatëve të Kuvendit për të thërritur Kuvendin kur forumet e tjera që e kanë detyrim apo të drejtë mbledhjen e Kuvendit nuk e realizojnë këtë. Pra jemi në këtë rast dhe po zbatojmmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit.
Këto formularë do të qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm ku do të hëhet verifikimi një për një i të gjithë mandateve që kanë kërkuar por dhe atyre që nuk kanë firmosur. Unë jam një nga ata që nuk kam firmosur, pra nuk e kam plotësuar formularin. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve. Kemi detyrimin të ndjekim gjithë procedurat dhe të sigurojmë që Kuvendi të shkojë sa më mirë”.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Si eshte e mundur keta thu thuqa Te jene pjese ne politike.

simplehd
Автор

Të verifikonl 4500 firma ju duhen ditë more të pa cipë!

mallakstra