Debati për Kuvendin, Paloka me propozim: Palët të caktojnë dy përfaqësues për verifikimin e firmave

preview_player
Показать описание
#oranews #edipaloka #kuvendipd #firmatnepd #lulzimbasha #saliberisha

I gjendur mes dy palëve, Edi Paloka në cilësinë e kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u propozoi një zgjidhje Bashës dhe Berishës për të çuar më tej procesin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Në një kohë kur statuti i partisë nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim te njëra-tjetra, Paloka u kërkoi të caktojnë dy përdaqësues që të shkojnë në zyrën e tij dhe të verifikojnë 4200 formularët e delegatëve së bashku me firmat.

Paloka: Do i propozoja dhe i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese dhe të hiqet çdo dyshim që ka mes palëve. Statuti nuk parashikon procedurë dhe palët nuk kanë besim. Të caktojnë nga një person dhe njerëzit të merren. Për njërën palë Ivi Kaso dhe palën tjetër Ervin Minarolli personi që merret në sekretariat. Po bëj propozim që palët të ulen dhe të eliminojnë hijet e dyshimit. Të ecim dhe të çojmë procesin para. Të vijnë në zyrën time të bëjnë verifikimet një nga një për 4200 firmat që janë në zyrën time. Pa vazhduar me sulme dhe dyshime. Unë thashë nëse jam në këtë pozicion dhe po propozoj një zgjidhje nëse palët nuk pranojnë i bie që nuk duan të ketë zgjidhje.

Propozimin tha ai do ta parashtrojë dhe në mbledhjen e Kryesisë së PD-së që do të mblidhet pasditen e sotme.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме