Top News - Paloka hap kasafortën e Berishës/ ‘Ja ku janë 4200 formularët e delegatëve’

preview_player
Показать описание
Kryetari i Këshillit të Kuvendit, Edi Paloka këtë të premte në zyrën e tij ka pritur mediat ku ka treguar nga afër të gjithë formularët e dorëzuar nga mbështetësit e ish kryetarit të PD-së Sali Berisha të cilët kërkojnë mbajtjen e një kuvendi. Paloka në fjalën e tij ka theksuar se detyra e tij është që të depozitoj formularët që më ka sjellë pala tjetër, sa i përket verifikimit të firmave të delegatëve ajo do të bëhet nga komisioni i mandateve. Ndërkohë ai theksoi se formularët janë plotësuar dhe firmosur nga delegatët e kuvendit dhe përmbajnë të gjitha të dhënat.
“Janë 4200 të dorëzuar atë ditë, kanë ardhur dhe formularë të tjerë, por rrimë tek 4200. Janë formularë të plotësuar nga delegatët. Delegatët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut, janë pjesëtarë të kryesisë së degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë dhe deri tek kryetari i partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit. Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata. Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës. Janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emër të babës, numrat e kartës së identitetit dhe funksionin në parti që i bën delegat. As unë dhe as ju nuk do bëni verifikimin e emrave. Këtë gjë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend. Verifikimi i emrave bëhet në komisionin e kuvendit, unë kur të kontaktoj me firmëtarët apo me përfaqësueit e tyre do të ishte mirë që atë ditë para se të nisë kuvendi të harxhojnë më shumë kohë dhe të lexojnë para jush emër për emër të gjithë firmëtarët. Unë këtu jam si kryetar i këshillit dhe një palë që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të depozitoj firmat. Ky është kuvend i jashtëzakonshëm dhe procedurat e statutit parashikojnë mbledhjen e një kuvendi në kushte të zakonshme. Unë nuk jam formular, dhe nuk jam tea to që e kanë kërkuar këtë kuvend por qëe nga unë i pari jemi të detyruar që të zbatojmë kërkesën e shumicës. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim nuk e zbaton këtë”.

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dorëzuan në PD, 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force. Në krye të tyre ishte deputeti Flamur Noka që ia dorëzoi formularët kryetarit të Kuvendit Kombëtar Edi Paloka. Noka kërkoi që firmat të siguroheshin pasi ato do të verifikohen nga një komision në Kuvend.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Paloka #Firmat#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Si keto kuti plot me firma i porosit dhe ne amazon????

jorirakipi